Futboll

Siti fiton derbin e Mançesterit, me një dorë në trofeun e Premier Ligë

Ndeshja kryesore e javës në Premier Ligë është fituar nga Mançester Siti. Ekipi i Guardiolës ka fituar derbin me ekipin e qytetit Mançester Junajtid në shifrat 0-2 dhe tashmë është shumë pranë fitimit të kampionatit.

Me pjesën e parë që u mbyll në barazim pa gola u duk sikur Junajtid ishte gati që t’i prishte punë Siti në rrugën drejt titullit kampion. Por në pjesën e dytë skuadra e Guardiolës do të hynte shumë më e vendosur dhe arriti të shënonte dy herë. Në fillim ishte Bernardo Silva në minutën e 54’ që kaloi në avantazh Sitin dhe më pas Sane shënoi edhe golin e “Knock out”. Junajtid nga ana tjetër nuk arriti të reagonte dot për t’ia ndryshuar fatin kësaj përballje.

Me këtë fitore Mançester Siti është shumë pranë trofeut të Premier Ligë, pasi kalon 2 pikë para Liverpulit. Junajtid nga ana tjetër është ende në garë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë