Ngjarje

Sirena e ambulancës frikëson hajdutët e një vile në Lezhë, fqinjët kapin njërin prej tyre

Sirena e një ambulance i ka prishur planet një grupi hajdutësh për të vjedhur një vilë 3-katëshe në fshatin Zejmen të Lezhës.

Duke menduar e bëhej fjalë për një automjet të policisë, hajdutët janë frikësuar dhe kanë tentuar të largohen me shpejtësi.

Në dijeni të asaj çka po ndodhte, disa banorë të lagjes i janë vënë në ndjekje, duke njoftuar njëri-tjetrin në telefon dhe kanë arritur të bllokojnë njërin prej tyre.

Sipas banorëve, gjatë tentativës për t’u larguar, një nga keqbërësit ka hedhur në ferra pistoletën dhe një telefon, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të malit.

Pas njoftimit të policisë, kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje, duke arrestuar të riun, banues në Lezhë, ndërsa po ushtron kontrolle për të bërë të mundur edhe kapjen e personit tjetër.

Mësohet se vila është në pronësi të drejtorit të shkollës së mesme të fshatit, me iniciale Z.T., i cili në momentin e tentativës së dështuar të grabitjes ishte nisur në punë dhe banesa ishte bosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë