Ka ndodhur

Hajduti i banesave në Lezhë kapet duke u mjekuar në një spital privat në Tiranë

Një 22-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në këtë qytetet, është arrestuar nga Policia e Lezhës.

Policia thotë se Elio Hila, në bashkëpunim me një person tjetër të arrestuar në flagrancë, tentuan të vidhnin një banesë në fshatin Zejmen në Lezhë.

Tentativa e vjedhjes ka ndodhur në datën 9 nëntor të këtij viti. Policia në atë kohë kapi vetëm të riun me iniciale A.ZH., ndërsa Hila arriti të largohej por pësoi disa dëmtime.

22-vjeçari më pas është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni policia, është larguar, por ndalimi i tij është bërë i mundur pranë një spitali privat në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë