Kombetarja

Sinani debuton me humbje në krye të kombëtares së femrave

Me trajnerin Armir Grima pas hekurave si i përfshirë në një organizatë kriminale, kombëtarja e femrave ka pësuar humbjen e radhës këtë të enjte. Në përballjen miqësore me Slloveninë, skuadra është drejtuar nga tekniku Viroresin Sinani. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Gornja Radgona” është mbyllur në shifrat 2-0 për ekipin vendas që është treguar superior në shumë drejtime ndaj vajzve shqiptare.

Avantazhin futbollistet sllovene do e gjenin me anë të penalltisë që në minutën e 4’. Edhe pas kësaj rrjete, vajzat kuqezi nuk kanë reaguar në mënyrën e duhur për ta rrezikuar portën e slloveneve. Kjo miqësore është në vazhdën e rezultateve negative që ka marrë ky ekip në dy vitet e fundit, ku ka munguar stabiliteti.

Ndërkohë sa i përket trajnerit, nuk dihet nëse Sinani do të jetë i përhershëm në këtë pozicion, por grumbullimin për këtë test miqësor, ka qenë ish-sulmuesi që e ka drejtuar.
Kombëtarja e femrave e filloi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani (c), Bajraktari, Maliqi, Hamidi, Krasniqi, Doci, Haziri, Gjini, Maksuti, Franja.

Ndeshja e kombëtares se femrave:

https://youtu.be/bRTw1bACNFk

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë