Kombetarja

Silvinjo teston grupin e lojtarëve në një ndeshje kontrolli në ‘Elbasan Arena’

Gazeta Si - Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot një ndeshje testuese brenda grupit, ku trajneri Silvinjo ka parë më mirë gjendjen e të tijve në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të radhës me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Kjo ndeshje u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

Stafi kuqezi ndau në dy grupe 24 lojtarët që ka në dispozicion, ndërkohë që ishin thirrur edhe disa pjesëtarë të Kombëtares U-19. Lojtarët janë dukur në formë të mirë, duke e lënë të kënaqur trajnerin Silvinjo.

Jasir Asani dhe Kristjan Asllani mbeten dy mungesat e Kombëtares në grumbullim. Ata janë ende të impenjuar me klubet e tyre dhe vetëm në fillim të javës së ardhshme do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë