Kombetarja

Silvinjo: Spanjës do t’i merrja Rodrin, lojtarët të zgjedhin vetë Shqipërinë, jo t’i kërkojmë ne!

Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë së fundi një intervistë për spanjollen ‘Marca’. Ai ka folur aventurën e tij kuqezi dhe për suksesin e Shqipërisë, që në Euro 2024 do të ketë në grup Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

“Të jesh në Europian është shumë mirë, por ne shikojmë më tej. Ne duam që kjo të jetë e zakonshme dhe, pse jo, të shkojmë në një Kupë Bote për herë të parë. Kemi lojtarë të mirë, struktura të mira në një vend të dashuruar pas futbollit. Ne do të tregojmë forcën tonë, pasi mposhtëm në grup Poloninë dhe Çekinë.
Pak nga pak po kuptojmë kontekstin kulturor dhe historik të Shqipërisë, shohim që kanë diçka brenda që duhet nxjerrë jashtë. Shpirti i tyre është shumë i mirë për ne.

Intervista e 'Marca' me Silvinjon. Gazeta Si, 29 dhjetor 2023

Jemi në gjysmë të rrugës, kemi një ekip të organizuar, me sens kolektiv. E dimë që distanca nga më të mirët është e madhe, por kënaqësinë e shohim në fytyrat e njerëzve. Për ne të qenit në Europian është një ëndërr, por duam më shumë, lojtarët duan më shumë. Do të testojmë veten për të ditur se kush jemi dhe ku jemi përballë tre skuadrave shumë të fuqishme”, - ka thënë Silvinjo fillimisht.

I pyetur se cilin lojtar spanjoll do të merrte te Shqipëria, trajneri brazilian ka pohuar: “Vetëm një! (qesh) Ka shumë, por kushdo do të zgjidhte Rodrin, është një pikë referimi për Spanjën dhe Mançester Sitin. Ai është një futbollist i madh”.

Silvinjo ka folur edhe për çështjen e lojtarëve që veshin fanellën e Shqipërisë: “Federata punon shumë për këtë. Lojtarët e Kosovës mund të luajnë për Shqipërinë. Është punë e federatës dhe ideja nuk është riatdhesimi, por trajnimi. Jemi rritur, shkojmë në Europian dhe duam të shkojmë edhe në Botëror. Le të zgjedhin lojtarët Shqipërinë, jo që ne të shkojmë t'i kërkojmë ata”, - është shprehur trajneri i Kombëtares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë