Kombetarja

Silvinjo pa komplekse, bëhet për një ditë trajner i Shqipërisë U-17

Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, bashkë me ndihmësit e tij, kanë diçka ndryshe nga ata që e kanë drejtuar më parë skuadrën tonë. Ai është krejtësisht pa komplekse dhe i përulur në punën që ka marrë përsipër. Braziliani duket shumë i impenjuar në këtë fillim të aventurës kuqezi jo vetëm me Kombëtaren A, por edhe me ato të moshave.

Silvinjo ka qenë sot i pranishëm në stërvitjen e Kombëtares U-17, që drejtohet nga Ervin Bulku. Kjo skuadër po përgatitet për fazën ‘Elite Round’ të Europianit dhe stafi teknik i Kombëtares A ka bërë një vizitë inkurajuese. Silvinjo, i cili shoqërohej nga ndihmësit Zabaleta, Dorival dhe Salihi, bisedoi nga afër me trajnerin Bulku dhe lojtarët.

Zabaleta ne stervitjen e Kombetares U-17. Gazeta Si, 16 mars 2023

Trajneri brazilian theksoi para skuadrës rëndësinë e ndeshjeve dhe kërkoi seriozitet e përkushtim në çdo gjë. Silvinjo më pas zbriti edhe në fushë, duke drejtuar për një ditë kuqezinjtë 17-vjeçarë.

Shqipëria U-17 bën pjesë në Grupin 8, bashkë me Francën, Zvicrën dhe Letoninë. Ndeshjet e ‘Elite Round’ do të luhen duke nisur nga data 22 mars në “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë