Kombetarja

Silvinjo kundër turneut algjerian, Suedia kandidate për miqësore me kuqezinjtë

Gazeta Si – Stafi teknik i Kombëtares po përpiqet të fiksojë kundërshtarët e miqësoreve të marsit dhe majit, që do të shebëjnë si teste para Europianit Gjermani 2024. Turneu algjerian me 4 skuadra, ku u tha se do të merrnin pjesë edhe kuqezinjtë, duke se ka rënë poshtë.

Trajneri Silvinjo nuk është dakord që miqësoret të luhen me kundërshtarë afrikanë, ai kërkon skuadra europiane për të testuar të tijtë. Për momentin nga FSHF nuk ka asnjë zyrtarizim për këto ndeshje, që duhet të jenë tre ose katër.

Kombetarja ne tapetin e 'Air Albanias'. Gazeta Si, 20 janar 2024

Suedia duket kundërshtari më i mundshëm për Kombëtaren shqiptare, ndërsa detajet e tjera mbeten për t’u saktësuar. Gjasat më të mëdha janë që kjo ndeshje të luhet në një vend neutral, ndoshta në Itali.

Hungaria është një tjetër skuadër kandidate për t’u ndeshur me Shqipërinë, por edhe kjo duhet konfirmuar. Trajneri Silvinjo ka dashur që skuadra të martë forcat në miqësore si me kundërshtarë të fortë, ashtu edhe të tjerë më të dobët. Ai duhet të vendosë në fund për listën zyrtare, me disa lojtarë që kanë krijuar dilema të mëdha, siç janë Marash Kumbulla që vjen nga dëmtimi, apo Rei Manaj që ka shpërthyer me gola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë