Kombetarja

Silvinjo deshi kundërshtar të lehtë, miqësore me Uzbekistanin para Polonisë

Gazeta Si – Shqipëria pritet të luajë një ndeshje miqësore me Uzbekistanin në Tiranë, në muajin mars. Pritet vetëm zyrtarizimi. Do të jetë kjo ndeshja e parë e trajnerit të ri Silvinjo, i cili deshi një kundërshtar të lehtë para eliminatores së parë për Euro 2024 me Poloninë.

Trajneri brazilian do t’i testojë kuqezinjtë tri ditë para transfertës në Poloni. Do të jetë një ndeshje, që do t’i shërbejë atij për të përzgjedhur më të mirët për sfidën me polakët.

Silvinjo gjate nje takimi me trajneret e ekipeve kombetare te moshave. Gazeta Si, 9 shkurt 2023

Miqësorja me Uzbekistanin do të zhvillohet në ‘Air Albania’. Deri atëherë trajneri Silvinjo do të ketë vëzhguar të gjithë lojtarët dhe do të ketë shpallur listën për sfidën e parë kualifikuese me Poloninë.

Uzbekistani është një skuadër e dobët dhe përveç testimit të ndonjë skeme, edhe një fitore e mundshme do ta ndihmonte Kombëtaren tonë edhe në aspektin moral për një nisje sa më të mirë të fushatës kualifikuese Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë