Rend dhe Ligj

Siguria rrugore, një tjetër pajisje inteligjente në shërbim të policisë

Gazeta Si - Një tjetër pajisje inteligjente shtohet në shërbim të Policisë së Shtetit, e cila do të pasohet shumë shpejt me një flotë prej 10 mjetesh të tjera, me pajisje moderne per matje shpejtësie dhe identifikues shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Prej të mërkurës, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, ka në përdorim një pajisje bashkëkohore, lexues automatik targash, krahas makinës inteligjente POLISCAN, radarëve automatikë dhe dronëve të cilësisë së lartë.

Si rezultat i përdorimit të kësaj pajisjeje, e cila është e vendosur në një automjet të shpejtë të Policisë Rrugore, dhe përdoret në të gjithë territorin e vendit, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 758 automjete që kishin nga 3 deri në 15 masa administrative të pashlyera.

Drejtuesit e këtyre automjeteve, pasi janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, pas sinjalizimit të Njësisë Operacionale, kanë shlyer masat administrative.

Njëkohësisht janë evidentuar me dron 234 automjete që kanë kryer parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masa administrative të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë