Mode

Si ushqehen top-modelet – Sekretet që fshihen pas bukurisë së tyre

Heidi Klum befasoi fansat e saj kur postoi një foto me pica, pasi kemi dëgjuar që shumë super modele e privojnë vetëen nga ushqimi i shpejtë. Çuditërisht doli që kjo nuk është e vërtetë.

Supermodelet e njohura kanë zbuluar disa sekrete që i ndihmojnë  të jenë në formë.

Heidi Klum

Kjo supermodele, nënë e katër fëmijëve, shpesh pyetet për dietën që ndjek për të mbajtur një pamje aq të mrekullueshme. Në intervistat e saj Heidi thotë se nuk ka dietë të caktuar që ajo ndjek, përveç ushqimit të shëndetshëm, që nënkupton gatimin në shtëpi. Modelja thotë se kur hani jashtë , ju nuk mund të kontrolloni ushqimin që po merrni, ndaj është shumë e rëndësishme që ta keni situatën në kontroll, dhe kjo arrihet duke e bërë gjithçka vetë. Modelja ka edhe një rregull tjetër, asnjëherë nuk ha pas orë 6 të pasdites, kështu që ajo i jep trupit të saj më shumë kohë për të tretur ushqimin dhe për të djegur kaloritë.

Josephine Skriver

Josephine Skriver kombinon me sukses palestrën dhe mëngjesin që ha, gjë që e bën ditën e saj shumë produktive, ajo ka një sekret për të luftuar urinë, gjithmonë mban fruta në çantën e saj.

https://www.instagram.com/p/BPc1Z5TFHik/?utm_source=ig_embed

Modelja gjithashtu ka zbuluar se ajo ha pica, dhe burger por gjithmonë në sasi të kontrolluar, dhe këtë  nuk e bën shpesh.

Bella Hadid

Në një nga postimet e saj në Snpchat ku modelja e Victoria Secret shfaqej duke me djathë të skuqur, patate të skuqura si dhe ketchup, ndërsa ka thënë se kjo është rutina e saj e përditshme. Mund të jetë e vështirë të besohet, por Bella i ka pjesë të vakteve të saj picat apo ushqimet e tjera të shpejta. Kjo mund të tingëllojë si një dietë ëndërr për shumë prej nesh, por trupi ynë është i ndryshëm, dhe ky ushqim nuk dëmton fare format e modeles 19 vjeçare.

https://www.instagram.com/p/gUAcOaENuK/?utm_source=ig_embed

Kendall Jenner

Nëse shikoni fotografitë e modeles në rrjetet sociale do të shihni se modelja ka shumë fotografi ku shfaqet duke ngrënë ushqime të shpejta. Modelja ka zbuluar se këto ushqime nuk i konsumon shpesh, sidomos kur bëhet fjalë për ditët kur ajo do të shfaqet në pasarela.

https://www.instagram.com/p/N2WVtdDo7q/?utm_source=ig_embed

“Ndodh që ha këto ushqime, por jo gjithmonë” ka thënë modelja. Kendall preferon ushqime të shëndetshme si fruta, perime dhe çajidetox.

Lisa Lorles

Blogerja e shëndetit, bukurisë dhe palestrës, Lisa Lorles, ndan këshilla për ushqim të shëndetshëm në kanalin e saj në YouTube. Çuditërisht, recetat e saj të shëndetshme nuk përjashtojnë bukën , pitet dhe ëmbëlsirat. Lisa nuk numëron kaloritë por siguron ushqimet e pasura me vitanima minerale dhe karbohidrate. Sekreti i saj qëndron në zgjedhjen e ushqimit sa më të shëndetshëm.

Miranda Kerr

Modelja zbaton një dietë shumë të shëndetshme, ajo e nis ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon, gjatë ditës ajo konsumon lëng frutash , perime, salmon me një sallatë të freskët, ose mish pule. Një nga ushqimet që ajo gatuan shpesh për djalin dhe për vete është tërshëra .

https://www.instagram.com/p/2XiYuAEMFp/?utm_source=ig_embed

Alessandra Ambrosio

Alessandra fillon ditën e saj me vezë të zierë dhe avokado, pas një stërvitje në paleter ajo pi lëng frutash. Në drekë, pulë ose mish peshku, ndonjëherë edhe sushi. Sekreti  i formave të saj perfekte duket se qëndron tek çaji jeshil që ajo pi. Çaji jeshil mund të rrisë metabolizmin tuaj dhe të rrisë djegien e yndyrës.

https://www.instagram.com/p/BXJ5RImhMxC/?utm_source=ig_embed

Rosie Huntington-White

Rosie pranon se ndjek një dietë shumë të rreptë. Megjithatë ajo nuk mund të qëndrojë larg gjërave që i pëlqejnë, dhe kjo është arsyeja pse ajo ndjek rregullën "80/20". Ky sistem nënkupton që ju duhet të hani 80 përqind të kohës ushqime të shëndetshme dhe 20 përqind e lini veten të lirë, të hani çfarë të doni. Unë përpiqem të bëj zgjedhjen e duhur, por kjo s’do të thotë se mund t’ju rezistojë patateve të skuqura në një darkë me miqtë.

https://www.instagram.com/p/BMzmyjiAuN4/?utm_source=ig_embed

Cara Delevingne

Ndryshe nga shumë modele të tjera që ndjekin një dietë strikte, Ciara e lë vetën të lirë në zgjedhjen e saj, ushqimet e shpejta nuk i kufizon në asnjë kohë, edhe në mes të shfaqjeve të modës. Por ato kalori që merr Ciara i djeg në palestër. Modelja shpenzon shumë kohë në palestër.

https://www.instagram.com/p/n3gXP_jKKZ/?utm_source=ig_embed

Gigi Hadid

Gigi Hadid bëri lajm kur ajo hyri në një burger në shfaqjen e Jimmy Fallon. Rezulton se Gigi provoi një burger në një nga restorantet e reja në NYC, çdo javë gjatë vitit. Ndërsa me entuziazëm duke marrë një kafshatë të ushqimit që mbante në dorë, modelja tha se jeton me moton: "Hani një burger për të qëndruar i shëndetshëm".

https://www.instagram.com/p/fitUDLjCZc/?utm_source=ig_embed

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë