Treg

Si u prekën bizneset nga rënia e euros në Shqipëri/ Çmimet e importit ranë, por ato të prodhimit u rritën ndjeshëm, përfshi ushqimet

Nga Gazeta 'SI' - Tremujori i dytë i këtij viti ka shtuar më shumë presionet inflacioniste në vend, me një rritje të fortë të kostove të prodhimit të bizneseve.

Instat raporton se çmimet e prodhimit u rritën me 7% në periudhën prill-qershor. Gjithsesi nga një vit më parë, rritja është më e ulët.  Në raport tremujorësh, rritja është pothuajse 1%.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 13.8% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri përpunuese” me 5.9% dhe “Industri nxjerrëse” me 3.6%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 21.4%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13,8%, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 10,2%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 8,8%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 8,6%, “Prodhimi i mobileve” me 7,9%, etj.

Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 4,9% “Përpunimi i tekstileve” me 3,4%, “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove” me 2,6%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, indeksi shënoi rritje prej 4.6%.

Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 19,5%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 15,7% dhe seksioni “Industria Përpunuese” me 2,7%.

Nga ana tjetër seksioni “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 7,9%. Ndryshimi tremujor: Krahasuar me tremujorin e parë 2022 rritja më e madhe prej 2,5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 0,6%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5% dhe “Industri Përpunuese” me 0.4%.

Indeksi i çmimeve të importeve shënoi një rritje me 0.2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 10.7%.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2023 shënoi një ulje me 0.7%.

Instat tregon se çmimet e importit të produkteve në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” kanë shënuar rritje me 4,7%, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0,4% rritje vjetore në tremujorin e dytë të 2023.

Rënia dhe ngadalësimi i çmimeve të importit tregon ndikimin e zhvlerësimit të euros brenda vendit. Indeksi i Çmimeve të importit mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas. Gjithsesi, zhvlerësimi nuk është në të njëjtën masë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë