Analize

Si u përfshi SHBA-ja në krizën politike Shqipëri-Iran

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj për një sulm kibernetik të ardhur nga Tehrani dhe SHBA-të kanë mbështetur shtetin ballkanik. Irani tha se nuk ishte përfshirë në këtë sulm, por një rivendosje e lidhjeve që ishin tashmë të tendosura për shkak të pritjes nga Shqipëria të një grupi që Teherani e konsideron si "terrorist" duket i pamundur të paktën në të ardhmen e parashikueshme.

Ndërkohë, Tehrani ka akuzuar Uashingtonin se po ndez më keq flakët.

Si u bë sulmi në Shqipëri?

Sulmi ndodhi më 15 korrik dhe bllokoi përkohësisht shumicën e shërbimeve digjitale qeveritare në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha më herët se ata e kishin të sigurtë se sulmi ishte agresion shtetëror nga katër grupe iraniane. Qeveria shqiptare i dha 24 orë kohë stafit të ambasadës iraniane, të largohej nga vendi.

Si e mbështeti SHBA-ja Shqipërinë?

Qeveria e SHBA-ve reagoi shpejt në suport të aleatit të NATO-s, me fjalë dhe vepra.

Duke dënuar sulmin kibernetik, Uashingtoni vendosi sanksione kundrejt ministrit të inteligjiencës së Iranit, Esmail Khatib, për atë që u pëcaktua si "aktivitet kibernetik me qëllime të këqija".

Sankdionet janë  simbolike sepse Khatib dhe personalitete të tjera nga Irani nuk mbajnë asete në SHBA apo biznese. Ata ishin sanksionuar edhe më herët.

Një ditë më parë, Uashingtoni, futi në listë të zezë disa kompani që akuzohen se prodhojnë dhe dërgojnë dronë iraniane në Rusi, që SHBA mendon se po përdoren në luftën me Ukrainën.

Këto kanë ndodhur në një kohë që Tehrani dhe Uashingtoni po mundohen të rikthejnë marrëveshjen nukleare të 2015-s, që u anulua nga sanksionet e mëhershme të Amerikës.

Si u përgjigj Irani?

Ministri i Jashtëm i Iranit i quajti të pabaza këto akuza dhe tha se sulmi nuk ka ardhur nga Tehrani.

Në një letër dërguar shefit të OKB-së, Antonio Guterres, Irani tha se policia shqiptare kishte hyrë me dhunë në ambientet e ambasadës në Tiranë, lëvizje që Tehrani e quan shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe rregullores konsullore.

Në një tjetër deklaratë, ministri i Jashtëm iranian tha se Shqipëria është bërë shteti i radhës viktimë e skenarit të krijuar nga Uashingtoni kundër Republikës Islame të Iranit.

Ai tha se SHBA ka trajnuar dhe mbështetur grupe terroriste me aftësi kibernetike për të sulmuar qeverinë e Iranit.

Kush janë grupet terroriste?

Pretendimi i Iranit është se SHBA-së është lidhur me një grup të njohur si Mojahedin-e Khalq (MEK), të cilin Teherani e konsideron një organizatë "terroriste" për një varg bombardimesh, atentatesh dhe sulmesh të armatosura në tokën iraniane gjatë Luftës Iran-Irak në 1980.

Irani thotë se MEK është përgjegjës për vdekjen e 17.000 iranianëve, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, dhe gjithashtu ka futur në listën e zezë dhjetëra zyrtarë amerikanë për mbështetjen e grupit që bën thirrje për përmbysjen me forcë të establishmentit aktual iranian.

Me mbështetjen dhe koordinimin e SHBA-së, MEK është bazuar në Shqipëri, përveç disa vendeve të tjera europiane, një prani që ka kontribuar për vite me radhë në prishjen e marrëdhënieve midis Iranit dhe vendeve pritëse.

MEK u përcaktua gjithashtu një grup "terrorist" nga SHBA dhe Bashkimi Europian, por u hoq nga lista më shumë se një dekadë më parë pasi hoqi dorë nga dhuna./Al Jazeera


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë