Ushqim

Si t’i ktheni gjethet e panxharit në një supë të shijshme Indie

Delhi njihet për lidhjen me erëzat dhe pjatat shumëngjyrëshe. Shumë njerëz thonë se në Delhi janë pjatat më të mira që kanë ngrënë ndonjëherë.

Pjata që përfaqëson Indinë është ndoshta më e thjeshta. Supë me thjerrëza, erëza të freskëta të skuqura, spec djegës dhe perime. Produkti kryesor në këtë pjatë janë gjethet e panxharit. Gjethet e panxharit përdoren gjerësisht në Indi, të njohura për aromën e tyre si dheu dhe vlerat ushqyese dhe shkojnë në mënyrë të përsosur në një tas të ngrohtë me supë.

Gjethja e panxharit dhe skuqja

Kjo supë “merr jetë” nga perimet dhe erëzat e sapo skuqura që hidhen me lugë sipër në minutën e fundit. Të zbehura në thjerrëza, gjethet e panxharit të pasura me lëndë ushqyese shtojnë aromë dhe ngjyrë, duke e bërë gjellën të mbushur me vitamina .

Përbërësit:

200 gr thjerrëza të verdha, të lara, më pas të zhytura në ujë për 20 minuta

Vaj

1 qepë e qëruar dhe e grirë hollë

1 lugë gjelle xhenxhefil të grirë

2 thelpinj hudhër, të qëruara dhe të prera hollë

1 lugë shafran pluhur

8 gjethe dhe kërcell panxhari

1 spec djegës jeshil, i prerë në feta

2 lugë fara sinapi

2 lugë fara qimnoni

6 gjethe kerri (opsionale)

(Të gjitha këto janë erëza indiane)

2 domate jeshile ose të kuqe, të prera në feta

Kos, ose një alternativë me bazë bimore, për ta shoqëruar.

Vendosni pak vaj në një tenxhere në nxehtësi mesatare. Shtoni qepën dhe skuqeni për pesë minuta. Shtoni xhenxhefilin e grirë, hudhrën e grirë, shafranin e Indisë dhe skuqeni duke e trazuar për dy minuta. Thjerrëzat e njomura i kullojmë, i shtojmë në tenxhere, i mbulojmë me një litër ujë të vluar dhe i lëmë të vlojnë. Uleni zjarrin në minimum dhe ziejini për 45 minuta, derisa thjerrëzat të gatuhen. Prisni tetë gjethe të mëdha të panxharit, duke përfshirë kërcellin e tyre të kuq, dhe përzieni në thjerrëza.

Kur të jeni gati për të hequr thjerrëzat nga zjarri, vendosni pak vaj në një tigan me zjarr mesatar. Shtoni specin djegës të prerë në feta, farat e sinapit dhe farat e qimnonit, gjethet e kerrit, nëse përdorni dhe domatet dhe skuqini duke e trazuar për dy minuta. Shërbejeni supën në tas të mbushur me përbërësit e skuqur dhe pak kos anash, nëse dëshironi.

Në Indi, supëra të tilla njihen me emrin ‘Dal’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë