Komunitet

Si t’i fshehësh një miliard dollarë

Një guidë për kleptokratët e shqetësuar nga prokurorët e huaj

Pra ke vjedhur një miliard dollarë. Kjo ishte pjesa e lehtë. Vendi, president i të cilit mund të jesh mund të jetë i varfër, që është për të ardhur keq, por është gjithashtu pa ligje, që krijon mundësi. Auditët, policët dhe prokurorët që duhet të t’i kishin mbërthyer duart që fut në thesar, vendosën në fakt të t’i puthin. Kështu, xhepat e tu po plasin nga plaçka e pandershme. Por ka vetëm një të metë: bota është bërë shumë më pak tolerante ndaj teknokratëve.

Në ato kohët e mira të luftës së ftohtë, të fortët ishin të fortë. Kur Mobutu Sese Seko, diktatori i vdekur i asaj çka është sot Republika Demokratike e Kongos, e vodhi deri në palcë vendin e tij dhe askush nuk deshi t’ia dinte.

Kur familjarët e tij rrëkëllenin 10 mijë shishe shampanjë rozë në vit dhe Mobutu mbante një avion Concorde në pistën e pallatit të tij tropikal, mbështetësit perëndimorë bën një sy qorr, për aq kohë sa ai nuk ftonte sovjetikët në Afrikën qendrore. Ngjashëm, sovjetikët neglizhuan vjedhjen po aq të bujshme të klientëve të tyre në Angola.

Dhe një kleptokrat i atyre ditëve nuk kishte problem të gjente vende për të parkuar miliardat. Bankierët zviceranë “vriteshin” për t’i ofruar atij kasaforta me hapësira të mëdha. Agjentët imobiliarë në Côte d’Azur, shtronin tapetet me fije ari.

Megjithatë, së fundi, qeveritë e Perëndimit kanë konfiskuar asete të plaçkitura dhe kanë hetuar të përfshirët në korrupsion shumë larg kufijve të tyre (Shihni seksionet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës). Këtë vit, Departamenti i Drejtësisë së ShBA-së akuzoi një ish-ministër financash të Mozambikut dhe dënuan një sërë ish-bankierësh të “Credit Suisse”, për përvetësimin e 2 miliard dollarëve kredi.

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, humbi vendin e punës dhe lirinë, pasi Amerika zbuloi se kishte 700 milionë dollarë në llogaritë bankare personale; prokurorët amerikanë ende janë në kërkim të pastruesve të parave të tij. Muajin e kaluar, autoritetet zvicerane nxorën në ankand makina sportive me vlerë 27 milionë dollarë të konfiskuara Teodorin Nguema Obiangut, i biri pallogaritshëm i pasur i presidentit të Guinesë Ekuatoriale, një vend i vogël diktatorial, i pasur me naftë.

Nuk ishte ndeshja e tij e parë me forcat e huaja të ligjit. Më 2014-n, iu desh të dorëzonte asete me vlerë 30 milionë dollarë pasi Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së tha se ai ishte nisur në një aventurë psonisjeje “të furnizuar nga korrupsioni” “pas zhgrapjes me miliona në ryshfete dhe haraçe”. Kudo, sundimtarë hajdutë dhe trashëgimtarët e tij duhet të jenë të nervozuar.

Këtu, mund të gjeni disa hapa për të ruajtur plaçkën.

Si fillim, rrini larg medias sociale!
Obiangu i ri pozonte në Instagram me makina të kushtueshme dhe avionë privatë. Kjo mund të impresiononte miqtë e tij, por gjithashtu ngriti pyetje të çuditshme sesi mund t’ia mbante xhepi lodra aq ekstravagante.


Së dyti, shmangni blerjet aq të dyshimta sa për të bërë kryelajme!
Kolawole Akanni Aluko, një biznesmen nigerian i akuzuar për ryshfet, jo vetëm që shpenzoi 80 milion dollarë për një super jaht – por gjithashtu ia dha me qira çiftit Jay-Z dhe Beyoncé për 900 mijë dollarë java. Këta këngëtarë ( të pafaj) tërheqin shumë vëmendje Z. Aluko do t’i kishte shmangur vëzhgime të paftuara, nëse do të kish blerë një varkë më pak luksoze.

Së treti, mbani para të thata në dorë!
I ndjeri Robert Mugabe, i cili e keqqeverisi Zimbabvenë për tri dekada, gjithnjë udhëtonte me një valixhe me një “grusht parash” , në rast se e dëbonin kur ishte jashtë vendit. Tufat e parave të thata duan kujdes, kijeni parasysh! Ish-sunduesi i Guinesë Ekuatoriale, Francisco Macías Nguema, mbante një porcion të madh të rezervave të jashtme të vendit në një kasolle bambuje në kopshtin e tij. Kishte harruar ta izolonte nga uji kasollen dhe për fat të keq, pjesa më e madhe e parave iu kalb.

Për t'i mbrojtur asetet jashtë vendit deklarosji se i përkasin shtetit.
I riu Obang e ndali Francën nga shitja e shtëpisë së tij në Paris duke ngulmuar se ishte në pronësi të ambasadës së shtetit të tij. Avokatët e tij gjithashtu thanë se supe jahti 100 milionë dollarësh, i konfiskuar nga holandezët, ishte mjet detar. Prokurorët mistifikohen kur vjen puna tek gjetja e qëllimeve ushtarake një xhakuzi në kuvertë.

Një tjetër mënyrë për të shmangur dallimin mes pronës publike dhe personale është të jesh mbretëror. Mswati III, monarku absolut i Esvatinit (ish Zvazilandi) jeton si mbret – dhe kjo është e ligjshme. Sheikët e Gjirit ishin mes blerësve të makinave të Obiangut.

Një mendim i fundit. Por sikur të qeverisnit me ndershmëri?
Nuk është edhe aq ide e çmendur sa tingëllon. Mo Ibrahim, një manjat i telekomit sudanez-britanik ka akorduar një çmim, prej 5 milionë dollarësh çdo vit, për një president afrikan që qeveris mirë dhe tërhiqet kur i mbaron mandati. Mund të jetosh mirë me 5 milionë dollarë. E megjithatë për shtatë nga 12 vitet, qyshse nisi çmimi “Ibrahim”, nuk është identifikuar asnjë marrës i denjë.
*The Economist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë