Ekonomi

Si të qëndrosh financiarisht i qëndrueshëm teksa bota “dalldiset”

Luftrat tregtare, ndryshimet klimaterike dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike nënkuptojnë turbullira serioze dhe të thekshme. Në këtë situatë, çfarë duhet të bëjë një investitor me vizion?

Për fat të keq, tregjet në rritje nuk janë domosdoshmërisht tregues i një ekonomie të shëndetshme.

Pasi Jerome H. Powell, kryetari i Rezervës Federale, sugjeroi këtë muaj që Fed të ulë normat e interesit, tregu i aksioneve arriti nivele të larta.

Pvarësisht se propozimi ka mbështetur investimet strategjike, shenjat e ngadalësimit të rritjes ekonomike vazhdojnë dhe frika se mund të jetë tepër vonë për të ndalur një recession është ende prezente.

Dhe megjithëse tregtarët kanë patur rezultate positive në punën e tyre, rritja e pagave më e ulët se sa pritej, performance e ulët e bonove të thesarit, luftërat tregtare, efekti i ndryshimeve klimaterike në mungesën e burimeve, Brexit dhe tensionet gjeopolitike po lënë investitorët afatgjatë akoma me dilema dhe pikëpyetje: Cila është mënyra më e mirë për të qëndruar financiarisht të qëndrueshëm?

Raporti tremujor për investimet ofron disa përgjigje.

Ai përfshin mbulimin e disa fondeve të suksesshme dhe thekson pengesat intelektuale që mund të pengojnë gjykimin e investitorëve dhe si t'i shmangin ato. Siç shkruan Conrad de Aenlle në këtë raport të veçantë, "Tregu ka qenë i shqetësuar kryesisht nga dobësia e vazhdueshme ekonomike sepse secila pjesë e keqe e të dhënave merret si konfirmim që Fed do të lehtësojë situatën."

Lehtësimi i Fed zakonisht supozohet të jetë i mirë për stoqet. Por, argumenton ai, mund të jetë koha për të bërë një bast të kundërt.

Jo të gjithë do të duan të ndërmarrin rreziqe të tilla. Nëse jeni duke kërkuar këshilla vepruese për t'u bërë të pavarur financiarisht, autori Ramit Sethi rekomandon tre pika të rëndësishme: "shpenzimin e vetëdijshëm", kursimet automatike dhe të kuptuarit se pse po investoni.

Bota e këmbimit valutor është vazhdimisht shpikëse, e cila nganjëherë shtron pyetje të vështira etike. Ashtu siç ka fonde për kreditë e karbonit, mediat sociale dhe madje edhe mbipesha, disa fonde janë krijuar për të përfituar tensionet në rritje të tregtisë. Ekzistojnë fonde që, siç shkruante Brian J. O’Connor, shpërndajnë disa kompani që ka të ngjarë të marrin mbështetje nga qeveritë e tyre kombëtare. Të tjerët investojnë në tregjet në zhvillim por përjashtojnë kompanitë e listuara në vendet ku tensionet janë të larta, si Kina ose Hong Kong.

"Taktikat afatshkurtra që synojnë të shfrytëzojnë tensionet tregtare janë në vetvete të rrezikshme," shpjegon Z. O’Connor. "Investimi afatgjatë mund të ketë më shumë kuptim për shumicën e njerëzve."

Në të njëjtën kohë, mungesa e ujit paraqet një kërkesë unike etike. Një grup i vogël i fondeve tradicionale të ndërsjella tashmë investojnë në ujë, dhe perspektiva e mungesave dhe rritjes së kostove mund ta bëjë këtë një investim fitimprurës. Bizneset e mëdha tashmë po mbrohen kundër ndryshimit të klimës dhe ndërsa uji mund të bëhet një pronë fitimprurëse, a jeni i gatshëm të përfitoni nga një mungesë e mundshme?

Raporti tregon mbi të gjitha që investitorët vizionarë investojnë në atë që duan, jo në atë që duhet për momentin dhe nxit tregu i shpejtë si psh. tregu i ujit, këmbimi valutor, pasuria e paluajtshme, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë