Jete & Stil

Si të keni një udhëtim sa më të rehatshëm në avion

Nëse planifikoni të bëni një udhëtim me avion, ka disa truke të vogla që duhet të zbatohen para se të merrni  fluturimin, si për sa i përket veshjeve të udhëtimit, ashtu edhe për rehatinë dhe sigurinë tonë.

Por cilat janë disa truqe që ua bëjnë kohën e udhëtimit tuaj sa më të rehatshëm.

Së pari duhet të zgjidhni veshje sa më komode. Rrobat e shtrënguara janë armiq të udhëtimit ajror. Më mirë të kemi rroba të rehatshme dhe të buta, që të mund t’i veshim dhe t’i heqim me lehtësi.

Maksimumi mund të jenë tutat që përdorim për gjimnastikë, ose një palë pantallona me një brez elastik. Absolutisht nuk duhet të ndjekim shembullin e yjeve, ndonjëherë të fotografuar në aeroport: veshjet e tyre sexy dhe të modës mund të kthehen në një bumerang të vërtetë.

Sigurohuni të keni kufje me vete.

Kufjet janë shumë të dobishme gjatë fluturimit me aeroplan, për të bllokuar çdo zhurmë brenda kabinës.

Merrni ndonjë libër me vete.

Nëse keni ndonjë udhëtim të gjatë, është më mirë të zgjidhni të lexoni një libër gjatë kohës së udhëtimit tuaj se  sa të shikoni një film pasi nëse dëshironi të flini disa pak kohë gjatë udhëtimit,  drita e kaltër që lëshohet  nga ekrani nuk do t’ju bëjë mirë. Drita e kaltër parandalon trupin të prodhojë melatonin, i njohur si hormoni i gjumit, kështu që më mirë është të lexoni libra.

Rezervojeni ulësen pranë dritares

Përveç se do të keni pamje të bukura nga 30,000m lartësi, ulësja afër dritares është një pozitë mjaft e mirë për të fjetur. Ta mbështetni kokën dhe të bëni një sy gjumë është ajo që ju duhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë