Jete & Stil

Si të dukeni gjithmonë ‘IN’

  Ne epokën moderne artikujt e quajtur "jo aq aktuale" mund te përshtaten ne te vërtete me termin "Retro". Moda Retro lejon ndryshime rregullash si për shembull "e vjetra është një e re e papritur", kështu është edhe ne mode. Termi "mode" shpesh përdoret ne një sens pozitiv, si një sinonim i magjepsjes, bukurisë dhe stilit. Ne këtë sens llojet e ndryshme te modës janë një lloj arti popullor, përmes te cilave një kulture mund te ekzaminoje nocionet e saj për bukurinë dhe miresine. Gjithashtu termi "mode" përdoret ndonjëherë ne një sens negativ, si një sinonim i trilleve dhe tendencave, dhe materializmit.

Njerëzit vishen në bazë të ndikimeve të ndryshme. Disa zgjedhje të modës janë të bazuara edhe në pamjen e dekadave të fundit, si ato për të cilat u ndalëm në këtë përshkrim. Duhet thënë se trendet ndryshojnë gjatë gjithë kohës, por ju mund të bëheni pjesë e stileve të fundit duke parë televizor ose çfarë veshin vip-at. Nëse nuk i pëlqeni ata krijoni stilin tuaj. Pra, vishni çdo gjë që ju pëlqen sot!

Çfarë duhet të dini?

Investoni në veshje që nuk dalin nga moda.

Investoni në veshje me silueta klasike, ngjyra neutrale dhe materiale cilësore në mënyrë që ti mbani gjatë në dollapin tuaj. 

Mos shpenzoni shumë apo të blini shumë veshje që janë trend i momentit

Blerjet e tepërta janë një shpenzim i çuar dëm dhe se ato nuk do të rezistojnë në modë më shumë se 6 muaj. Prandaj ato do të përfundojnë të vishen rrallë dhe do të qëndrojnë kot në gardërobën tuaj për vite të tëra.

Blini veshje që ju rrinë mirë në trup dhe kanë qepje cilësore. Veshjet duhen përshtatur me trupin në gjatësi dhe masë, prandaj mos mbani asnjëherë veshje që nuk ju rrinë mirë vetëm se është në modë. Kur veshja rrinë bukur, ajo do të duket edhe më glamour

Ndryshoni dhe zhvilloni formulën e veshjes tuaj.

Vishni funde dhe fustane nëse më parë mbanit vetëm xhinse, ose zëvendësoni atletet tuaja me çizmet mbi gju për tu dukur fashion. Gjithashtu kryeni kombinime të ndryshme me veshjet që keni dhe në këtë mënyrë nuk keni pse shpenzoni në blerjen e veshjeve të reja të panevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë