Art dhe Kulture

Si përfundim do e kemi një vazhdim të “Game of Thrones”

Të martën e kaluar dolën lajmet se ‘HBO’ kishte thënë se nuk do t'i vazhdonte seritë e reja të “Game of Thrones”, me protagoniste Naomi Watts dhe e shkruar nga Jane Goldman.

Dhe tani, si për të ngatërruar fansat, duket se ‘HBO’ ka dhënë një dritë jeshile për disa seri ndryshe të “Game of Thrones”. Këto seri do të bazohen në librin “Fire & Blood” të George R.R. Martin dhe do të fokusohen në origjinën e Shtëpisë Targaryen ose më mirë të themi Shtëpia e Daenerys, e cila u luajt nga aktorja Emilia Clarke në seritë  origjinale. Titulli i këtyre serive do jetë “House of the Dragon”.

Nuk ka akoma detaje për kastin e aktorëve apo për kohën e publikimit, por është teorikisht e mundur që anëtarë të tjerë të Shtëpisë Targaryen të cilët u shfaqën në seritë  origjinale si Mbreti Viserys III apo Mbreti i Çmendur, mund të jenë pjesë të serive duke qënë se ato do jenë një histori që ka ndodhur para origjinalit.

Nuk është thënë asgjë nëse krijuesit e “Game of Thrones” David Benioff dhe D.B. Weiss do jenë të përfshirë në vazhdimin e serieve, pas së gjithash ata refuzuan “Star Wars” sepse ishin shumë të zënë me kontratë n e tyre me Netflix. Miguel Sapochnik dhe Ryan Condal do jenë producentët e shfaqjes.

Gjithashtu mbetet akoma e paqartë se çfarë ndodhi me seritë ku do të luante Naomi Watts, të cilat ishin vendosur me mijëra vite pas në kohë dhe përfshinin xhirime në Irlandën Veriore.

https://youtu.be/nlU5MWt1j7Q

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë