Shendet

Si ndikon mikrobioma e zorrëve në humbjen e peshës?

Mikrobioma e zorrëve përbëhet nga baktere të ndryshme, kërpudha dhe mikroorganizma të tjerë që qëndrojnë në traktin tretës dhe përbërja e tij ndryshon midis individëve. Disa ekspertë besojnë se mikrobioma e zorrëve mund të ndikojë ndjeshëm në mirëqenien e përgjithshme të një individi duke moduluar metabolizmin, funksionin imunitar dhe shëndetin mendor. Këto mikrobe të zorrëve ndikojnë në metabolizmin e energjisë duke rregulluar metabolizmin e glukozës, oreksin dhe ruajtjen e yndyrës. Në përputhje me rolin e mikrobiotës së zorrëve në metabolizmin e energjisë, studimet e kafshëve dhe njerëzve kanë treguar se ndryshimet në përbërjen dhe funksionin e mikroorganizmave të zorrëve shoqërohen me obezitet dhe diabet. Për më tepër, studimet e fundit tregojnë se përbërja e mikrobiomës së zorrëve mund të parashikojë përgjigjen imunitae të një individi për humbjen e peshës.
Hulumtuesit në Institutin për Biologjinë e Sistemeve Shëndetësore në Seattle kohët e fundit treguan sesi ndryshimet në përbërjen e mikrobiotave të zorrëve mund të ndikojnë në përgjigjen e trupit ndaj humbjes së peshës.
Studiuesit identifikuan gjenet që ishin më të shumtë në mikrobiotën e zorrëve të individëve para se të merrnin pjesë në një program humbje peshe. Bazuar në funksionet biologjike që kryejnë këto gjene, studiuesit ishin në gjendje të nxirrnin profilin funksional të të gjithë mikrobiomës së zorrëve. Ata zbuluan se profili funksional i gjeneve të mikrobiotave të zorrëve në fillimin e programit të humbjes së peshës parashikoi aftësinë e një individi se sa do të arrinte të humbte peshë. Veçanërisht, midis individëve që humbën peshë dhe atyre rezistent ndaj humbjes së peshës, kishte një ndryshim në bollëkun e gjeneve të mikrobiomës që shkencëtarët e dinë se ndikojnë në metabolizmin e njeriut.
Eran Elinav, i cili është ekspert i mikrobiomës në Institutin e Shkencës Ëeizmann dhe Qendrën Kombëtare Gjermane të Kërkimit të Kancerit (DKFZ) dhe nuk ishte i përfshirë me studimin tha se roli i mikrobiomës së zorrëve për sa i përket humbjes së peshës është treguar në shumë prova klinike. Studimi aktual tregon më qartë kontributet e mikrobiomës njerëzore në përgjigjet dietike duke identifikuar një sërë karakteristikash bazë të mikrobiomës që ishin të lidhura me humbjen e peshës te njerëzit. Studimi u shfaq në revistën mjekësore “mSystems”.
Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë