Giuseppe Antoci ishte paralajmëruar më shumë se një herë se do t’i pritej fyti. Në maj 2016, dy burra goditën makinën e policisë më të cilën po udhëtonte duke vrarë dy oficerët që e shoqëronin, por patrulla tjetër erdhi në kohë për ta shpëtuar nga vdekja. "Policia u përpoq të më çonte në një makinë tjetër, por kisha kaq i frikësuar sa mendova se po rrëmbenin. Mendova për familjen time dhe u luta që ishin të sigurt ", rrëfen ai. Antoci beson se tentativa për vrasje u urdhërua nga mafia siciliane në hakmarrje për rregullat e reja që ai kishte hartuar në mënyrë që këto organizata kriminale mos të shtinin me në dorë miliona euro nga subvencionet e BE-së. Ky ishte sulmi më serioz mafioz ndaj një përfaqësuesi të shtetit që nga vrasjet e prokurorëve italianë në vitet 1990. Por sipas tij, ajo që po ndodh me prodhimet më të famshme italiane është edhe me alarmante
Bujqësia nuk është ndoshta gjëja e parë që ju vjen në mëndje kur përmendim mafie italiane, por ullinjtë, djathi perimet dhe vera janë kthyer në mjetin më fitimprurës për sindikatat e krimit të organizuar të Italisë sesa droga. Këto organizata janë përfshirë aq shumë në bujqësi, sa prestigjiozja britanike “Financial Times” do të ngrinte alarmin një vit më parë se mafia italiane është infiltruar në të gjithë zinxhirin ushqimor në BE-së dhe vendet fqinje, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Duke përfituar nga kriza ekonomike dhjetëvjeçare në Itali, mafia ka blerë toka bujqësore të lirë, bagëti, tregje dhe restorante, për pastrimin e parave përmes asaj që është një nga industritë kryesore të vendit: bujqësia. Vlera e fitimit të mafies nga kultivimi i frutave dhe perimeve është dyfishuar nga 12.5 miliardë euro në vitin 2011 në me shumë se 22 miliardë euro në vitin 2018 .
“Bujqësia tanimë përbën 15 përqind të fitimit total të vlerësuar të mafies italiane.
," thotë Stefano Masini, një analist i njohur italian. "Agromafia ka zgjedhur bujqësinë sepse ajo është e dobishme dhe jo e rrezikshme si tregu i drogës”.
Nga domatet në Chianti tek ullishtet në Pulias, organizatat mafioze të Italisë kanë ndërhyrë në të gjithë sektorin e ushqimit, nga prodhimi në paketim, transport dhe shpërndarje. Të dhënat e policisë tregojnë se të gjitha organizatat kryesore kriminale të Italisë, Camorra, Cosa Nostra dhe 'Ndrangheta’ investojnë në bujqësi.
Sipas profesorit Umberto Santino, studiues i mafies nga Palermo, interesat e krimit të organizuar në industrinë bujqësore janë bashkuar me trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave, zhvatjen dhe fshehjen e mbeturinave toksike në tokë bujqësore. “Është një cikël i integruar ndërveprimesh sistematike që po vë në rrezik konsumatorët në mbarë Europën”, thotë ai.
Shtrirja e mafies italiane nëpërmjet bujqësisë kalon përtej kufijve të Italisë, duke ndikuar në ushqimit në tavolinat anembanë botës por edhe ato të Shqipërisë. Sipas skemës së zbuluar nga Antoci, mafia dhe bashkëpunëtorët e tyre dhanë me qira qindra mijëra hektarë tokë publike në Parkun Nebrodi. Sipas Antocit, kjo tokë ishte kthyer në fermë nga vëllai mafiozit të famshëm Toto Rina, i cili merrte 1 milion euro në vit nga subvencionet e BE-së
“Në një mënyrë apo tjetër, organizatat kriminale i kanë pasur gjithmonë duart në tokat e Italisë jugore”, thotë ai,
Klanet e mafies kanë qenë prej kohësh të lidhura me tregtitë e mishit dhe prodhimit të qumësisht të deleve. Të dy si Toto Riina ashtu edhe Bernardo Provenzano, e filuan karrierën brilante në botën e krimit si dy fermerë analfabetë, që lanë shkollën përpara se të përfundonin arsimin fillor.
Pse jemi të rrezikuar?
Vitet e fundit, shumë prodhimeve të njohura italiane kanë rënë nën kontrollin e botës së krimit. Policia beson se ata madje kanë formuar aleanca ndër-rajonale. Për shembull mafia napolitane dhe siciliane kanë rënë dakord për të eksportuar shumë nga prodhimet e tyre si dhe për të furnizuar shumë nga tregjet më të mëdha italiane.
Për konsumatorin, rreziku kryesor është falsifikimi. Në një operacion të vitit të kaluar, policia italiane zbuloi se bandat italiane importonin grurë nga Rumania dhe e shënon në etiketë si organik, duke e shitur me një çmim tre deri katër herë më të lartë. Falsifikimi i produkteve prestigjioze italiane të tilla si mocarela dhe djathi parmigiano janë kthyer në një mankth për fermerët e ndershëm italianë por edhe tregjet europiane dhe rajonale.
Hetimet tregojnë një gamë të gjere mashtrimesh me prodhimet më të njohura të kuzhinës italiane. Për shembull, mocarela e mafias italiane zbardhet me detergjent rrobash, vaji i ullirit përzihet me vaj të lirë afrikan, buka bëhet me asbest ose tallash dhe vera përzihet me uthull. Sipas policisë italiane, rreth 50 për qind e të gjithë vajit të ullirit të shitur në Itali është përzier me vaj të lirë dhe me cilësi të dobët.
“Kur ha ushqime të falsifikuara, konsumatori jo vetëm që është duke u mashtruar, por ndodhet edhe në rrezik për jetën". thotë Roberto Moncalvo, ekspert nga Ministria Italiane e Bujqësisë. “Falsifikimi i eksporteve më prestigjioze të vendit gjithashtu godet në zemër të identitetit të Italisë. Italia është e njohur në të gjithë botën për ushqimin e mirë. " shton ai.
Një nga prodhimet më prestigjioze të Italisë, mocarela është kapur shpesh herë e ndotur me dioksina, duke detyruar Japoninë të pezullonte importet në vitin 2008. Fermerët thonë se mafia përzien vajin e ullirit që përdorim për sallata me salcë ullinjsh dhe e shet për ekstra të virgjër.
Në disa raste të tjera, vaj i ulliri ishte ngjyrosur me kimikate dhe ishte eksportuar në tregun europian. “Financial Times” thotë po ashtu se mafia përdor një numër të madh kimikatesh edhe në qumësht, bukë dhe gjalp, produkte që shkojnë po ashtu shumica për eksport.
Në vitin 2016, autoritetet italiane thanë mafia i kishte vendosur etiketa të shtrenjta 42,000 shisheve të lira të verës. Vetëm vitin e kaluar, policia italiane kapi 59,000 ton produkte ushqimore të falsifikuara.
Tom Mueller, një gazetar investigativ i cili ka jetuar në Itali për 20 vjet thotë për shembull se 75 deri në 80 për qind e vajit të ullirit "ekstra të virgjër" italian të shitur në Shtetet e Bashkuara nuk ishte me të vërtetë ekstra i virgjër.
Përse bujqësia?
Për Roberto Moncalvo, kreu i shoqatës më të madhe të industrisë bujqësore në Itali, “Coldiretti, arsyeja kryesore për përfshirjen e mafias në këtë industri është potenciali për të ardhura të mëdha. Po ashtu sipas tij, investimi i mafies në agrobiznes mundëson edhe pastrimin e parave.
“Bujqësia siguron një mjet për pastrimin e fitimeve nga bizneset më tradicionale si trafikimi i drogës. Ndrangheta, e cila kontrollon rreth 80 për qind të tregtisë së kokainës në Europë, ka aq shumë para sa që liderët e saj janë të përgatitur të pranojnë humbje deri në 50 për qind duke investuar në bujqësi për të pastruar paratë”, thotë Moncalvo.
Sipas tij numri një i mafias, Matteo Messina Denaro, i cili ka qenë në arrati për 25 vjet, besohet të ketë investuar gjerësisht në ferma ullinjsh.
Infiltrimi i mafies italiane në zinxhirin ushqimit është aq gjithëpërfshirës sa fermëret janë bashkuar për të mbrojtur njëri-tjetrin. Në Kalabri, një nga rajonet më të varfra në Europë, aktivisti Vincenzo Linarello themeloi Goel, një shoqatë prej 30 fermash organike që nuk kanë lidhje me mafien. Por shumë prej anëtarëve të saj që nga ajo kohë janë shënjestruar nga 'Ndrangheta' .
"Mafia dëshiron të na dekurajojë, për të na ndalojë të tregojmë", thotë Linarello. "Ata duan të dërgojnë një mesazh se në Kalabri asgjë nuk është e mundur pa" Ndrangheta ".
Në Corleone, shtëpia e vjetër e Salvatore Riina është kthyer tanimë një fermë domatesh dhe fasulesh. Në 150 hektarët përreth saj punojnë persona që kanë patur varësi nga droga, ish-kriminelë të dënuar dhe refugjatë.
Në bregun Jon, një fermë në Lanterna, prodhon ullinj dhe limon. Ajo është përballur me tentativa për zjarrvënie në shtatë vjet, njëra prej të cilave shkaktoi dëme prej 200,000 eurosh.
Pronarja e saj Annalisa Fiorenza është një avokate në Ministrinë italiane të bujqësisë dhe e bleu fermën në vitin 2003. “Sulmet kurrë nuk paraprihen nga asnjë mesazh apo kërkesë, thotë ajo. "Askush nuk me tregon se kush janë ata apo çfarë duan. Ata duan që ju të kërkoni mbrojtje, të zgjidhni të dorëzoni. "
Që nga bashkimi me kooperativën Goel në 2012, Fiorenza ka mësuar të mbrojë veten, duke përdorur sulmet për të krijuar publicitet dhe për të mbledhur fonde për të shlyer dëmin.
Por sipas saj, problemi qendron tek siguria e produkteve që mafia italiane kultivon dhe mungesa e informacionit nga ana e konsumatorëve. Përtej legjislacionit, ekspertët thonë se konsumatorët mund të përpiqen të blejnë produkte me një origjinë transparente, etike, por organizatat mafioze i falsifikojnë etiketat duke i bërë të pa dallueshme nga origjinali. "Financial Times"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.