Analize

Si ka ndikuar numri i të infektuarve aktiv me COVID-19 në pjesëmarrjen e secilit qytet?

Të dielën më 25 Prill 2021 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare 2021. Krahas pjesëmarrjes së lartë të votuesve duhet marrë parasysh dhe fakti që një pjesë e popullsisë është aktualisht e infektuar dhe nuk mundet që të votojë. Ne në gazetën “Si” jemi përpjekur që të shohim nëse ka ndonjë marrëdhënie midis pjesëmarrjes së votuesve nëpër qytete me të infektuarit aktivë me COVID-19. Në grafikun e mëposhtëm ne kemi treguar përqindjen e të infektuarve aktivë dhe përqindjen e pjesëmarrjes së votuesve në secilin qark administrativ të Shqipërisë.

Në rastin tonë në formulën e  llogaritur të koefiçentit të korrelacionit Pearson na ka dalë vlera 0.32. Pra korrelacioni midis të infektuarve aktiv me pjesëmarrjen e votuesve për secilin qark administrativ të Shqipërisë është i  vogël. Ndikimi i të infektuarve me COVID-19 në pjesëmarrjen e votuesve thuajse ka qënë i papërfillshëm.

Përllogaritja arrihet përmes formulës së koefiçentit të korrelacionit Pearson, falë të cilit bëhet i mundur krahasimi midis dy bashkësive të të dhënave. Pra në këtë rast ne kemi marrë bashkësinë e pjesëmarrjes së votuesve në përqindje në gjithë qarqet e Shqipërisë me bashkësinë e të infektuarve aktivë me Covid-19 në secilin qark administrativ të Shqipërisë.

Ndërkaq formula e Koeficientit të Korrelacionit Pearson (R) thotë:

  1. se sa më afër 1-shit të jetë vlera midis dy variablave të marra nga secila bashkësi aq më e fortë është lidhja ose marrëdhënia midis tyre. Pra për çdo rritje me një njësi të njërës variabël po më një njësi pritet që të kemi rritje në variablën tjetër.
  2. se sa më afër (-1) minus njëshit të jetë,marrëdhënia aq më negative dhe e kundërt do të jetë, pra për cdo rritje me një njësi të njërës variabël kemi zbritje me një njësi të variablës tjetër.
  3. nëse vlera është midis ± 0.5 dhe ±1 ath korrelacioni është i fortë
  4. nëse vlera është midis ± 0.30 dhe ± 0.49 atëherë kemi një korrelacion mesatar ose ndryshe të moderuar
  5. nëse vlera është midis 0 dhe ±0.29 atëherë korrelacioni është i vogël
  6. dhe nëse vlera është 0 atëherë nuk kemi fare korrelacion.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë