Komunitet

Si i shpërblen Ballkani nënat me shumë fëmijë

Premtimi i fundit i Kryeministrit hungarez, që nënat me katër ose më shumë fëmijë do të përjashtohen nga taksat kryesore tingëllon e njohur për njerëzit në disa vende të Ballkanit, udhëheqësit e të cilëve i kanë zbuluar tashmë politikat e tyre.
Viktor Orban të dielën njoftoi një plan veprimi për mbrojtjen e familjes që përfshin mënyra krijuese për të rritur normën e ulët të lindjeve të Hungarisë dhe kështu të shmangi nevojën për emigrantët. Ai do të përqendrohet në ndihmat për familjen me më shumë se katër fëmijë.
Gjithashtu, ai njoftoi një pagesë për çiftet e reja që ka për qëllim inkurajimin e tyre për të pasur fëmijë, kështu që çdo grua nën moshën 40 vjeçare që martohet për herë të parë do të ketë të drejtë për një hua preferenciale prej 10 milion dollarësh.
“Në të gjithë Evropën, lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Perëndimorët mendojnë se mungesa e popullsisë duhet të përbëhet nga emigrantët më pas shifrat demografike do të jenë në rregull, por vendi ka nevojë për fëmijë hungarezë dhe jo për shifra,” tha Orban.

Kryeminsitri i Hungarisë, Viktor Orban

Por plani i ri i Hungarisë për mbrojtjen e familjes nuk është asgjë e re për Ballkanin.
Disa liderë të Ballkanit kanë njoftuar planet ambicioze të tyre për të inkurajuar gratë dhe çiftet e reja për të filluar një familje.
Një nismë të ngjashme e konfirmoi edhe kryeministri Rama gjatë vitit të kaluar. Sipas tij të gjitha familjet shqiptare, do të marrin një bonus prej 40 mijë lekësh për fëmijën tyre të parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Kjo politika e re sociale që prezantoi kryeministri, mendohet se do të nxisë natalitetin për të gjithë pa dallim.
“Çdo bebe që lind në maternitetet e republikës së Shqipërisë do të regjistrohet aty dhe nuk do të shkojë në gjendje civile dhe do të marrë menjëherë çekun për mirëseardhjen. Kjo është një ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet që sot kanë vështirësitë e tyre dhe me lindjen e fëmijëve duhet të jenë të përkrahur,” tha kryeministri Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama


Gjithashtu presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehu frikën e tij rreth shkallës së ulët të lindjeve, në mars të vitit të kaluar.
“Detyra ime është ta paralajmërojë kombin për një çështje me rëndësi vendimtare. Nëse nuk ka fëmijë në Serbi asgjë tjetër nuk dot nevojitet që ne të zhdukemi si popull,” tha ai aso kohe.
Muaj më vonë, Serbia miratoi një ligj mbi ndihmën financiare për familjet me shumë fëmijë. Ndërkohë një muaj më pas, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, paraqiti masat e veta demografike, duke i quajtur, një çështje vitale për mbijetesën e popullit të Kroacisë.
“Këto sugjerime rrjedhin nga përgjegjësia që unë ndjej si presidente kroate për mirëqenien e vendit tim,” tha ajo.
Si pjesë e masave, Kitaroviç përmendi përmirësimin e ekonomisë së përgjithshme dhe mbështetje më të madhe financiare për familjet.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç

Lindshmëria e ulët ka qenë gjithashtu problem edhe për Maqedoninë. Ish-kryeministri Nikola Gruevski gjatë drejtimit të qeverisë ngriti disa herë shqetësime demografike, duke premtuar që do të bënte përparësi për këtë çështje.
Megjithatë, pas rishikimit të vendimeve të ndryshme të qeverisë të hartuara për të stimuluar rritjen e lindjeve, duke përfshirë ndihmën financiare dhe rregulloret tjera, Gruevski dukej i kujdesshëm për dobinë e tyre. Sipas tij zgjidhja për një popullsi të denjë nuk qëndron vetëm të lindshmëria por edhe vlerat dhe idealet me të cilët duhet të edukohen fëmijët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë