Shendet

Si i parashikon menopauza sëmundjet kardiovaskulare tek gratë

Shpesh tek gratë që janë gati të kalojnë menopauzën, cikli menstrual zgjatet në kohë. Sipas një studimi të kryer nga studiues në Universitetin e Pitsburgut koha e këtyre ndryshimeve mund të sigurojë të dhëna për rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët zbuluan se tek gratë që simptomat e menopauzës iu zgjatën dy vjet para ardhjes së periudhës së menopauzës, kishin shëndet më të mirë të zemrës. Sëmundjet kardiovaskulare janë një nga arsyet kryesore të vdekjeve të grave dhe kjo problematike shtohet pas moshës së mesme.

Menopauza është një tranzicion me shumë faza që mund të favorizojë shfaqjen e këtyre çrregullimeve. Kohëzgjatja mesatare e një cikli menstrual është 28 ditë, megjithëse mund të ndryshojë shumë nga individi në individ. Gratë me cikle të shkurtra shpenzojnë më shumë kohë me nivele të larta të estrogjenit sesa ato me cikle më të shkurtra dhe ky ndryshim në vlerat e hormoneve mund të shpjegojë pse ciklet e gjata dhe të parregullta gjatë viteve të riprodhimit kanë qenë të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, kancerin e gjirit, osteoporozën dhe sëmundje të tjera.

Studiuesit analizuan të dhënat e 428 grave duke përfshirë pjesëmarrëse midis moshës 45 dhe 52 vjeç deri në 10 vjet ose deri në postmenopauzë. Ekipi, duke matur ngurtësinë dhe trashësinë e arterieve, identifikoi tre trajektore të dallueshme në gjatësinë e ciklit menstrual gjatë fazës së ndryshumit. Rreth 62% e grave kishin cikle të qëndrueshme që nuk ndryshuan ndjeshëm para menopauzës; përkundrazi, rreth 16% dhe 22% përjetuan një zgjatje të ciklit përkatësisht pesë vjet dhe dy vjet përpara ardhjes së menopauzës. Pjesëmarrësit që i përkasin këtij grupi të dytë kishin vlera më të favorshme të fortësisë dhe trashësisë së arterieve, elementë që mund të parashikojnë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe pse nuk është ende e qartë pse mundësia e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare është më e lartë tek gratë me cikël të rregullt menstrual, autorët besojnë se roli mbrojtës që ushtrohet nga estrogjeni ndaj zemrës së grave të reja me cikël të shkurtër humbet me kalimin e viteve.

Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë