Shendet

Si funksionojnë vaksinat dhe pse njerëzit janë skeptikë ndaj tyre?

Vaksinat kanë shpëtuar dhjetëra miliona jetë shekullin e kaluar, por në shumë vende ekspertët e shëndetësisë kanë identifikuar një prirje drejt “hezitimit të vaksinave”, një refuzim në rritje për të përdorur vaksinimin. Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar dhe e ka renditur këtë prirje si një nga 10 kërcënimet ndaj shëndetit global në vitin 2019.

Si u zbulua vaksina?
Para se të ekzistonte vaksina, bota ishte një burim sëmundjesh, ku çdo vit vdisnin miliona njerëz. Kinezët ishin të parët që zbuluan një formë të hershme vaksinimi në shekullin e 10-të. Më pas, tetë vjet më vonë që prej daljes në treg të vaksinës, mjeku britanik Edwad Jenner, kreu një eksperiment mbi tetë vjeçarin James Phipps.
Jenner mendoi se lia e lopëve u jepte njerëzve imunitet ndaj lisë së njerëzve dhe për të vërtetuar këtë hipoteze, ai i injektoi djaloshit lëngun e një puçrre nga lia e lopëve. Pas dy muajsh kur djali u shërua, ai i injektoi përmbajtjen e një puçrre të lisë njerëzore dhe vëreu se djali ishte imun ndaj saj. Kjo praktike u përdor edhe më vonë kundër sëmundjeve të tjera. Medikamenti emrin “Vaksinë” pasi në latinisht lopës i thonë “Vacca”.

Cilat janë sukseset e vaksinave?
Vaksinat kanë ndihmuar në uljen drastike të shumë sëmundjeve në shekullin e kaluar. Sipas OBSH, rreth 2.6 milion njerëz po vdisnin nga fruthi çdo vit, përpara se të shpikej vaksina parë për këtë sëmundje në 1960. Vaksinimi rezultoi i suksesshëm duke ulur kështu me 80 për qind të vdekjeve nga fruthit nga viti 2000 deri në vitin 2017 në mbarë botën.
Pse disa njerëz e refuzojnë vaksinimin?
Në të kaluarën njerëzit ishin skeptike për arsye fetare, sepse mendonin se vaksinimi ishte i papastër, ose sepse mendonin se nuk duhet të kërkonin një zgjidhje tjetër veç asaj që i jepte zoti.
Në vitin 1800, ligjet kundër vaksinimit “mbërthyen” të gjithë Britaninë, duke nxitur masa alternative kundër medikamentit që luftonte sëmundjen, siç ishte aso kohë dhe izolimi i pacientëve. Në vitet 1870, grupi i parë anti-vaksinues në SHBA, nisi pas një vizite atje nga aktivisti britanik William Tebb.
Një nga figurat kryesore në historinë e kohëve të fundit për sa i përket lëvizjes kundra vaksinimit është Andrew Wakefield. Në vitin 1998, mjeku që jetonte në Londër botoi një raport ku tregonte se vaksina MMR, shkaktonte sëmundje të tjera, gjithashtu edhe gjendjen e autizmit. Që prej asaj kohe çështja e vaksinave gjithashtu po politizohet gjithnjë e më shumë. Një ndër qeveritarët që mbështet lëvizjen anti-vaksinim është edhe Matteo Salvini. Ndërsa presidenti i SHBA, Donald Trump, shprehej vazhdimisht se vaksinat shkaktonin gjendjen e autizmit, ndërkohë që kohët e fundit i’u ka bërë thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Gjatë këtij viti Wellcome Trust, një organizatë kërkimore me seli në Londër, kreu një studim të madh global mbi qëndrimet e njerëzve për sa i përket vaksinimit. Rezultatet treguan se Europa kishte numrin më të lartë të qytetarëve që nuk besonin tek vaksinat, kryesisht francezët.

Cilat janë rreziqet?
Kur vaksinohet pjesa më e madhe e popullsisë, kjo gjë parandalon përhapjen e sëmundjes, duke ofruar mbrojtje edhe për ata që nuk kanë imunitet të fortë ose që nuk mund të vaksinohen. Sipas mjekëve kjo gjë cilësohet si “imuniteti i fortë i shumicës” dhe kur kjo gjë prishët ekziston rreziku për popullatën e gjerë. Sipas OBSH, përqindja e fëmijëve në botë që marrin vaksina të rekomanduar ka mbetur e pandryshuar gjatë viteve të fundit (85%), ndërkohë që ky medikament vazhdon të parandalojë dy deri në tre milion vdekje në mbarë botën çdo vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë