Para

Si Europa po i ndihmon kompanitë dhe punëmarrësit

Individët që janë pjesë e "gig economy" (pra bëhet fjalë për ata punonjës që punojnë në periudha afatshkurtër e zakonisht sapo kryejnë shërbimin për të cilin janë paguar nuk vazhdojnë më të kenë marrdhënie pune me të njëjtin punëdhënës si nënkontraktuesit, këshilluesit financiarë, këshilluesit ligjorë, shoferët e Uber-it, fotografët, etj) mbase nuk do të jenë në gjendje ta ndjekin këshillën e qeverisë për të ndenjur në shtëpi duke marrë parasysh stilin e tyre të punës.

Një numër i madh punonjësish që po përjetojnë simptomat e koronavirusit e u duhet të venë në punë po përballen me opsione të zymta si psh. të vetizolohen dhe të humbasin të ardhurat apo të vazhdojnë punën e vëjnë në rrezik shëndetin e tyre. Kështu teksa kriza nga Covid-19 thellohet vende si Irlanda, Gjermania dhe Danimarka po paraqesin masa emergjente për t’iu ardhur në ndihmë shtetasve të tyre.

Nëse punonjësit e zakonshëm (pra ata që punojnë për periudha afatgjata e nuk janë pjesë e ekonomisë “gig”) kur janë të sëmurë marrin leje e vazhdojnë marrin rrogë, për punonjësit e ekonomisë gig situata është më e komplikuar. Kjo pasi këta punonjës që punojnë me kontrata si freelance-ër e për periudha afat-shkurtra nuk iu mbulohet leje e punës nëse kanë një problem shëndetësor apo vetë izolohen siç  duhet të veprojnë gjatë kësaj kohe të koronavirusit. E kjo mund të sjellë të ardhura më të vogla për këta lloj punonjësish.

Ndërkohë domosdoshmëria ekonomike për të je tuar i detyron këta punonjës të vazhdojnë punën, pra të mos ndjekin këshillën e mjekëve për të ndenjur në shtëpi, e si rrjedhojë ndikon në kontribuimin e përhapjes së koronavirusit. Mos patja e një fluksi të menjëhershëm të individëve të sëmurë ndihmon, krahas mospërhapjes më të shpejtë të virusit, sistemin shëndetësor i cili vihet në një presion të madh pasi në të shumtat e rasteve nuk ka hapësirat, mjetet apo stafin e duhur për t’a përballuar këtë numër të madh me pacientë që presin kujdesin e tyre.

Në Kinë pas masave shumë të rrepta për karantinë që u morën e që ndikuan në jetët e rreth 56 milionë qytetarëve, numri i të infektuarëve me Covid-19 në provincën e Hubei-t, aty ku kishte qënë e epiqendra, ra në mënyrë të theksuar nga 1600 në 36 pas vetëm një muaji.

Qeveritë e tjera ndërkohë po marrin mësim nga efekti pozitiv i karantinës në Kinë e po e aplikojnë brenda  vëndeve të tyre.

Incentiva për izolim

Në përpjekje për të inkurajuar individët që ndihen të sëmurë të vetë izolohen, qeveria e Irlandës i ka lehtësuar kërkesat për aplikimin e benefiteve të lejes së punës që parashikohen në ligj. Ky ndryshim e lehtësim i’u jep mundësinë të gjithëve, përfshirë atyre që punojnë në ekonominë gig, të marrin një të ardhur të përkohshme e i shtyn ata që të rrin në shtëpi nëse kanë simptoma të virusit.

Gjithashtu periudha e zakonshme e pritjes prej 6 ditësh për të marrë benefitet e lejes së punës kur je sëmurë është hequr për këdo që ka Covid-19 apo që është këshilluar nga instancat e mjekësisë për t’u vetë izoluar. Ndërsa punëdhënësit në Irlandë po nxiten nga qeveria të vazhdojnë të paguajnë çdo punonjës që nuk ka mundësi të punojë apo të vetë-izolohet  

Në Mbretërinë e Bashkuar ndryshime të ngjashme të përkohshmë janë bërë mbi rregullat që kanë të bëjnë me lejen e punës. Në vënd që të presin për 4 ditë për t’a bërë kërkesën lejes s punës, siç ka qënë më parë, tashmë brënda ditës së parë që ata mungojnë nga puna mund t’a marrin lejen e punës me benefitet monetare të saj.

Ata individë që janë pjesë e ekonomisë “gig” e nuk mund t’a marrin lejen e punës përmes instancave shtetërore të zakonshme i’u janë ofruar asistenca të tjera shtetërore për t’i nxitur të qëndrojnë në shtëpi.

Një fond për ata që janë në nevojë ekonomike i’u është vënë në dizpozicion autoriteteve lokale për të mbështetur njerëzit e pastrehë apo të varfër ekonomikisht.

Gjermania, ndërkohë, i’u ka ofruar kompanive kredi pa-limit për të bërë të mundur ndalimin e kolapsit ekonomik në vend nga pandemia.  Në një lëvizje për të mbrojtur punët dhe ekonominë, kreditë do të jenë në dizpozicion si për bizneset e vogla ashtu dhe ata të mëdhenj.

Ndihma ekonomike për bizneset është implementuar gjtihashtu dhe në Danimarkë. Shteti danez do i’u ofrojë mbështetje ekonomike gjithe kompanive për rrogat e punonjësve që janë goditur nga koronavirusi.

Qeveria daneze ka anoncuar mbulimin e 75% të rrogave të punonjësve për kompanitë që operojnë në Danimarkë. Ndërkohë punonjësve i’u është thënë të marrin 5 ditë pushim nga puna.

Dhënia e lejes së punës me benefitet e saj monetare i shtyn më shumë njerëzit të izolohen dhe të mos lejohet përhapja e Covid-19 e si rrjedhojë impakti i saj ekonomik të jetë e më i shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë