Ngjarje

Si e zbuluan shkencëtarët e Afrikës së Jugut Omicron dhe efekti domino në të gjithë botën

Si e zbuluan shkencëtarët e Afrikës së Jugut Omicron dhe efekti domino në të gjithë botën

Në ditët e para të nëntorit, punonjësit në laboratorin “Lancet” Laboratories” në Pretoria, Afrika e Jugut, gjetën tipare të pazakonta në mostrat që po testonin për koronavirusin. Në thelb, një gjen mungonte në atë që do të kishte një profil normal gjenomi i virusit. Vetëm pak ditë më vonë, në provincën e Gauteng më pak se 1% e njerëzve rezultuan pozitivë ,  dy javë më pas infeksioni i vu re tek 6% dhe deri dje  arrit në 16% .

“Zbulimi ngriti shqetësime se ne ishim një variant tjetër dhe mendimi ynë i parë ishte se a do të kemi një dhjetor të qetë për Krishtlindje?”,  tha Allison Glass laborantja kryesore në Lancet.

Origjina e një misteri

Nuk dihet ende se ku dhe kur u shfaq për herë të parë Omicron. Nuk ka asnjë "Pacient Zero" të identifikueshëm, një person i parë që dihet se është infektuar me variantin.

Siç tha drejtori i Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong, ekspertët nuk do mund të vlerësonin nga e ka origjinën kjo sëmundje.

"Rastet e para u njohën dhe u identifikuan në Botsvana dhe më pas në Afrikën e Jugut. Identifikimi i një virusi, një lloji të ri ose një variant të ri nuk do të thotë se ai erdhi nga atje. Mund të jetë një pasojë e një shpërthimi, ndoshta në disa pjesë të Afrikës Sub-Sahariane, ku nuk ka një sasi të madhe të mbikëqyrjes gjenomike dhe shkalla e vaksinimit është e ulë," tha Nkengasong.

Imazh ilustruese për të treguar ndryshimin e variantit Omicron të Covid-19.

Përpjekja për të gjurmuar origjinën e Omicron mund të jetë e kotë nëse ai ka qenë tashmë në qarkullim për një kohë.

Trevor Bedford, nga Departamenti i Epidemiologjisë në Universitetin e Uashingtonit, tha se bazuar në analizat gjenomike nga Botsvana dhe Afrika e Jugut, "varianti Omicron ka të ngjarë të lindi shumë më herët sesa kur ra në sy, ndoshta në fillim të tetorit".

Kristian G. Andersen, një virolog në laboratorin “Andersen” në Kaliforni, kishte një pikëpamje të ngjashme dhe tha se bazuar në diversitetin e gjenomeve të monstrës vlerësohet se varianti i ri ka qenë prezent që në mes të tetorit.

Por virologët pranojnë se kanë të bëjnë me informacione shumë paraprake për momentin mbi evolucionin dhe karakteristikat e Omicron. Gjthçka që ata dinë është se transmetohet përmes udhëtimit, dhe se rritja e infeksioneve në fillim të nëntorit mund të ketë krijuar bazën për shumë raste që tani po identifikohen diku tjetër. Ekspertët shtojnë se shumica e rasteve ndërkombëtare të gjurmuara deri në fund të nëntorit përfshinin njerëz që udhëtonin ose përmes Afrikës së Jugut ose nga Mozambiku, Malavi, Botsvana dhe Namibia.

Një analizë e CNN e të dhënave të disponueshme publikisht tregon se rreth 90% e infeksioneve Omicron të regjistruara deri më tani në Evropë përfshinin individë që kishin udhëtuar përmes ose nga Afrika Jugore.

Foto ilustruese e testimit në aeroporte.

Jo të gjitha rrugët të çojnë në Afrikën Jugore

Ndërsa disa udhëtarë nga Afrika Jugore sigurisht që e mbanin këtë variant, ka raste të tjera të çuditshme. Njëra përfshin një grua belge që kishte udhëtuar në Egjipt nëpërmjet Turqisë. Ajo mbërriti në shtëpi më 11 nëntor  dhe rezultoi pozitive për variantin 10 ditë më vonë.

Disa raste të konfirmuara në Kanada lidhen me udhëtarë nga Nigeria. Rasti i identifikuar në Arabinë Saudite më 1 dhjetor ishte i një udhëtari nga Afrika e Veriut. Dhe një mjek izraelit rezultoi pozitiv kur u kthye në shtëpi nga një konferencë në Londër. Ai nuk kishte qenë në Afrikën e Jugut.

Asnjë nga nëntë rastet e raportuara në Skoci deri më 30 nëntor nuk kishte histori udhëtimi dhe të gjithë kishin marrë pjesë në të njëjtën ngjarje më 20 nëntor. Tani po bëhet e qartë se megjithëse kohët e fundit është identifikuar në Evropë, Omicron ishte në kontinent që prej fillimit të nëntorit.

Ka ende shumë për të zbuluar në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, sa shpejt mund të përhapet, nëse mund t'i shmangë vaksinat ekzistuese, nëse do të rezultojë vetëm në simptoma të buta për shumicën e të infektuarve etj.

Tani për tani varianti Delta mbetet lloji dominues, duke përbërë 99.8% të sekuencave globale sipas buletinit të fundit të OBSH-së.

Por ai buletin vë në dukje gjithashtu se "Afrika e Jugut, ku u zbulua për herë të parë Omicron, ka përjetuar një rritje të rasteve. Në dy javët e fundit, Afrika e Jugut ka shkuar nga një mesatare javore prej 290 rastesh në ditë në pothuajse 3,800 raste ditore. Të mërkurën, autoritetet raportuan 8,561 raste të reja në shkallë kombëtare. Autoritetet thanë se tre të katërtat e testeve pozitive të renditura në provincën Gauteng ishin Omicron.

Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë