Ngjarje

Mutacioni Omicron do të dominojë botën, vetëm Italia dhe Spanja zona të verdha në gjithë vendet e BE-së

Vetëm Italia dhe Spanja në BE janë qarkuar zona të verdha, ndaj ende nuk janë në rrezik të lartë të infektimit.

Pjesa tjetër e Bashkimit është krejtësisht e kuqe. Kështu tregon harta e përditësuar e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Sipas ECDC, incidenca më e lartë e infeksioneve është e përqendruar në Gjermani, Beneluks, Irlandë, Greqi dhe Evropën Lindore.

Ndërkohë varianti Omicron mund të dominoje botën muajt e ardhshëm, sipas vlerësimit nga agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian.

Dëshmitë aktuale mbi transmetueshmërinë, ashpërsinë e sëmundjes dhe zvogëlimin e imunitetit janë shumë të pasigurta për variantin Omicron.

Të dhënat e fundit tregojnë se Omicron pritet të shkaktojë mbi gjysmën e të gjitha infeksioneve Sars-CoV-2 në BE, sipas vlerësimeve të raportuara nga ECDC, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

"Sa më i madh të jetë avantazhi i rritjes i Omicron në krahasim me variantin Delta dhe qarkullimin e tij në BE  aq më e shkurtër është koha e pritshme përpara se Omicron të shkaktojë numrin më të lartë  të infektimeve nga të gjitha infeksionet Sars-CoV - 2", thuhet në dokumentin e ECDC.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë