Ekonomi

Si do të ndryshojë rendi ekonomik botëror deri në 2030

Pas një dekade, fuqitë më të mëdha ekonomike në botë do të duken shumë të ndryshme nga tani.

Kina do të dominojë botën, India do të tejkalojë Shtetet e Bashkuara dhe ekonomia e Egjiptit do të rritet bashkë me Australinë që do të jenë në 10 vendet e para me rritjen më të shpejtë. Numri total i popullsisë pritet të shkojë rreth 8.56 miliardë, bashkë me vendet aziatike që numërojnë gati 5 mld njerëz.

Referuar një raporti të fundit, shtatë prej dhjetë kompanive më të mëdha botërore në 2030-ën do të jenë prej vendeve në zhvillim.

Azia do të përjetojë një rritje të madhe, me Prodhim të brendshëm, bruto që do të rritet për kontinentin nga 28 - 35 % në 2030-ën - duke u barazuar me me atë të Europës dhe SHBA-ve të kombinuara.

Në të njëjtën kohë, raporti parashikon se shumica e popullatës së botës - rreth 5.4 mld njerëz - do të hyjnë në grupin e klasës me të ardhura të mesme deri në 2030, nga 3 mld që ishin në 2015-ën.

Si Kina, ashtue dhe India parashikohet të tejkalojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ekonomitë më të mëdha të botës.

SHBA-të do të kalojnë në vendin e tretë me 31 trilionë dollarë, të ndjekura nga Indonezia, Turqia dhe Brazili.

Kina

Kina prej kohësh është parashikuar se do të bëhet fuqia ekonomike më e madhe botërore.
Sipas Indeksit të fuqisë të institutit aziatik Lowy Institute, superfuqia në rritje mendohet të tejkalojë përmasat ekonomike të SHBA-ve,për tu bërë vendi më i fuqishëm rajonin Azi-Paqësor.

Por rritja e Produktit të Brendshëm Bruto të vendit do të jetë e moderuar në 5 % deri në 2030-n, duke reflektuar një ngadalësim natyror bazuar në dimensionin e ekonomisë së vetë. Ekonomia e saj pritet të shkojë në 64.2 trilionë dollarë.

INDIA

Norma e rritjes së PPB-së së Indisë pritet të rritet në 7.8 % në 46.3 trilion $.
Sipas projeksioneve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, India parashikohet të jetë ekonomia me rritje më të shpejtë në dekadat e ardhshme.

Gjithashtu është drejt rrugës për të tejkaluar Kinën si vendi më popullor.
“Me shumë gjasa India do të jetë motorri i ekonomisë botërore, me trendin e rritjes në 7.8 % në 2020; pjesërisht për shkak të reformave, që përfshijnë prezantimin e taksës kombëtare mbi produkte dhe shërbime dhe Kodin Indian të Falimentimit,” citohet në raport.
Por sipas një analize të Forbes, India ka shumë sfida me të cilat do të përballet. Disa prej qyteteve të saj më të mëdha, janë gjithashtu më të varfrat. PBB për frymë e kryeqytetit, Delhi, është gati e barabartë me atë të Inodnezisë rreth 4000$. Bihar dhe Uttar Pradesh, dy prej qyteteve më të varfra të Inidsë —janë në të njëjtin nivel me Afrikën sub-Sahariane me më pak se 1000$.

SHBA-të

SHBA-të priten të humbin vendin e tyre si ekonomia më e madhe në botë. Standard Chartered, (indeksi) ka parashikuar gjithashtu që Kina do të arrijë SHBA-të këtë vit, në terma si normat e shkëmbimit blerës-fuqi-paritet dhe produktit të brendshëm bruto nominal. Megjithatë Kina që tashmë, konsiderohet si ekonomia më e madhe në botë.

Deri në vitin 2030, ekonomia amerikane do të arrijë në 31 trilionë dollarë.

INDONEZIA

Fqinji verior i Australisë, Indonesia, do të rritet duke u bërë ekonomia e katërt më e madhe në botë.

Vendi me popullsi më të madhe musulmane do të ketë një rritje të PBB-së nga 3.2 trilion në 10.1 trilionë dollarë në 2030-n. Ekspertët kanë parashikuar që ekonomia e Indonezisë do të jetë sa trefishi i asaj të Australisë në 2030-ën.

TURQIA

Turqia do të ngjitet nga vendi i nëntë në atë të pestin në radhën e ekonomive më të mëdha botërore në 2030-ën, me një PBB në rritje nga 2.2 trilion $ në 9.1 trilionë dollarë.
Ekonomia e Turqisë është rritur në mënyrë të shpejtë në dy vitet e fundit pavarësisht goditjeve. Sipas raportit të 2018-ës të OECD -së, produktiviteti i punës në vend tani tejkalon atë të disa ekonomive të tjera të të vendeve që bëjnë pjesë në OECD.
“Krijimi i vendeve të qëndrueshme të punës jashtë bujqësisë, ëhich açelerated in theqë është përshpejtuar në 2010-ën, ka krijuar mirëqënie, sidomos dhe dukshëm në rajonet më pak të zhvilluara,” evidenton raporti.

BRAZILI

Ekonomia e Brazilit pritet të rritet fort dekadën e ardhshme. PBB i saj projektohet të shkojë nga 3.2 trilion $ në 8.6 trilion në 2030-ën.

EGJIPTI

Prej të gjitha shteteve në listën e projeksioneve deri në 2030-ën, Egjipti do të bëjë hapin gjigand.
I vetmi vend i Lindjes së Mesme që figuron në 10 të parët projektohet të kërcejë nga vendi i 21-të në atë të 7-in në dekadën e ardhshme — një kërcim i lartë që koiçidon me popullsinë e vendin, që pritet të rritet me mbi 30% në 128 milion në 2030-ën.
Me fjalë të tjera, mes shifrave nga 2017 në 2030, ekonomia e Egjiptit do të rritet me një shifër të habitshme 583 %. PBB e Egjiptit do të rritet prej 1.2 trilion $ në 8.2 trilion $ në 2030-ën.

RUSIA

Ekonomia e Rusisë pritet të bjerë nga vendi i gjashtë në atë të tetin në listën e projeksioneve deri në 2030-ën, por ekonomia e vendit do të rritet do të vazhdojë të rritet ndjeshëm pavarësisht nga sanksionet perëndimore.

Pak ditë më parë, parashikimi më i fundit i Bankës Botërore për ekonominë globale pret që rritja e ekonomisë ruse të jetë 1.8 % në 2020 dhe 2021.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, sanksionet perëndimore do të tejkalojnë ndikimin pozitiv të rritjes së çmimeve botërore të naftës në ekonominë ruse. Sipas raportit, në 2030-ën, PBB e Rusisë do të jetë 7.9 trilion $.

JAPONIA

Ekonomia japoneze pritet të bjerë nga vendi i katërt në atë të nëntin dekadën e ardhshme, me frikën që vendi do të ulë numrin e vendeve të fundit dhe plakja e popullsisë do të minojë rritjen e ekonomisë në vite.
Në 2030-ën, mosha mesatare e popullsisë vendit parashikohet të jetë 65 vjeç dhe plakja pritet të rritet me 30 %, nga 17 % në 2000-in.
PBB e Japonisë do të rritet nga 5.4 trilion $ në 7.2 trilion $.

GJERMANIA

Gjermania në 2030-ën, do të mbaj ekonominë më të fort në Europë, në vendin e 10-të të listës.
Ekonomia e vendit parashikohet të rritet nga 4.2 trilion $ në 6.9 trilion $.

*Burimi: News.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë