Dosje

Si dështoi atentati ndaj Hasanbelliut dhe pse u tërhoqën vëllezërit Beqiraj: Nuk vras të martën, e kam ters!

Gazeta Si – Një nga vëllezërit Beqiraj, të arrestuar si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Durrës, ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me masakrën e Don Boskos në 4 janar të këtij viti.

Sipas burimeeve paraprake nga prokuroria, Indrit Beqiraj, në dëshminë e tij ka zbuluar se ka qenë Ilirjan Feçi, ai i cili u ka premtuar dy vëllezërve 100 mije € për të ekzekutuar Geron Hasenbelliun (vëllain e Erjon hasanbelliut në sagën e hasmërisë me Kasandër Nogën në Belgjikë).

Sipas tij, Ilirjan Feçi dhe Kevin Zeneli e kishin ndjekur Geronin 2-3 herë në Tiranë, por nuk ia kishin dalë ta ekzekutonin

“Më dhanë 2 mijë euro, mora një banesë me qira afër zonës Don Bosko, tek lokali “F….. Për 10 ditë e kemi ndjekur në distancë prej orës 7:30. Ilirjani kërkonte me insistim ta kryenim vrasjen. Morëm veshse Geron Hsanbelliu vinte në atë lokal rreth orës 17:30”, ka deklaruar Indrit Beqiraj.

Në komunikimet që mbante me Feçin, Indrit Beqiraj thotë se kishte zgjedhur që vrasjen ta shmangte ditën e martë për arsye supersticioziteti.

“I thashë, të martën e kam ters, nuk e vras, do gjuaj të mërkurën. Geroni erdhi mëngjesin e të hënës, piu kafe dhe pasdite nuk erdhi më. Pasi diskutova me vëllain dhe me Kevin, dyshuam se na kishte tradhtuar Ilirjan Feçi, – tregon Beqiraj. – Larguam Feçin pasi dyshonim se na shiti, pastaj Kevin Zeneli foli në aplikacionin ‘Signal’ me ‘Fratelon’ (nofkë që i kishin vënë Kasandër Nogës). Ai urdhëroi të vrisnim nipat e Geronit, pasi ky i fundit s’vinte më në atë lokal. Për nipat do merrnim 50 mijë euro”.

Nga dëshmia, del se përveç vrasjes së gabuar që ndodhi në “Don Bosko”, ku viktimë mbeti Erion Çela, vëllezërit Beqiraj në bashkëpunim me Kevin Zenelin planifikonin të vrisnin dhe nipat e Geron Hysenbelliut në zonën e Astirit, pas porosisë së marrë nga Kasandër Noga.

Më pas, Beqiraj ka treguar se Feçit dhe Zenelit u kishte marrë 2 mijë €, dhe kishte marrë një banesë me qira në ‘Don Bosko’ për të ndjekur Geronin.

“I lokalizuam në një dyqan Tabachino pranë zonës së Astirit, por kishte shumë njerëz dhe nuk qëllova. Kevin Zeneli na gënjente për vëzhgimin e 2 nipave të Geronit në kioskën e tyre ‘Astir’. Zeneli na thoshte s’ka policë pranë kioskës së nipave të Geronit, por ishte e kundërta. Kevin Zeneli na thoshte se nipat e Geronit ishin vetëm, por ata ishin me 4-5 shokë. Hoqa dorë nga vrasja pasi Kevin Zeneli më gënjente, kisha frikë se më shiste”, rrëfeu Indrit Beqiraj.

Vëllezërit Beqiraj u arrestuan më 4 tetor 2022 dhe dëshmia e tyre çoi në zbulimin dhe arrestimin e 15 personave si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me vrasje me pagesë në Durrës dhe në Tiranë.

Pas operacionit të koduar “Porositësi”, 5 persona u shpallën në kërkim, ndërsa mes të arrestuarve janë edhe një polic burgjesh dhe një ushtarak, që dyshohet se furnizonte grupin me armë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë