Simboli më i njohur në Bankën Qendrore Europiane është tani në shitje: Skulptura e madhe blu e euros jashtë ish-selisë qendrore të bankës qendrore në Frankfurt.
Skulptura 14 metra e gjatë u ngrit së bashku me prezantimin e kartëmonedhave euro në vitin 2001 dhe ka përballuar krizën financiare dhe atë të borxhit sovran. Por tani, thjesht është bërë shumë e shtrenjtë për t’u mirëmbajtur.
Vepra ikonë e artit nga artisti gjerman Ottmar Hörl është mirëmbajtur nga organizata jofitimprurëse Frankfurter Kultur Komitee për 21 vitet e fundit nën udhëheqjen e Manfred Pohl. Pohl tha se vandalizmi në rritje dhe mungesa e sponsorizimit detyruan vendimin e komitetit për të nxjerrë në ankand pjesën deri në këtë tetor.


“Ne kemi kontaktuar 110 banka gjatë 12 muajve të fundit dhe 90 as që u munduan të përgjigjen”, tha Pohl.
Banka Qendrore Europiane, e cila ka kontribuar me 15.000 € në vit për mirëmbajtjen, gjithashtu nuk ka qenë e interesuar të rrisë mbështetjen e saj dhe nuk mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët në prill që synonte të siguronte fonde, tha Pohl. /Politico
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



