Futboll

Shuhet një tjetër legjendë e Tiranës, ndërron jetë Fatmir Frashëri

Një tjetër lajm i hidhur për futbollin shqiptar. Një tjetër ish-futbollist dhe ish-trajner legjendar i Tiranës, Fatmir Frashëri, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Pas Ali Memës, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë, shuhet një tjetër emblemë bardheblu. Fatmir Frashëri, ish-mbrojtësi i famshëm i Tiranës dhe Kombëtares në vitet 1960-1970, vuante prej një viti nga një sëmundje, që e ka mposhtur.

Ikona bardheblu ishte 78 vjeç dhe vdekja e tij ka lënduar jo vetëm klubin dhe tifozërinë e Tiranës, por gjithë opinionin futbolldashës. Frashëri ka qenë një personalitet më të mëdha të futbollit shqiptar, si futbollist dhe si trajner. Ai është nderuar më titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Mjeshtër i Merituar”. Është shpallur 4 herë kampion i vendit me Tiranën, kurse si trajner e ka fituar titullin kampion një herë me Tiranën dhe një herë tjetër me Dinamon. Karriera e tij lidhet thuajse e gjitha m e Tiranën, ku ka qenë edhe president nderi.

Frashëri dhe Pano para një derbi Tirana-Partizani

Pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të Fatmir Frashërit, kanë reaguar shumë personalitete të sportit dhe jo vetëm.

 

Më Shumë