Kuvendi i Shqipërisë miratoi vendimin për shtyrjen pa afat të mbështetjes me qira të familjeve të mbetura të pastrehaa nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në vend.
Ministrja e Financave Anila Denaj tha para deputetëve se ky vendim u krijon lehtësi familjeve të cilat nuk kanë pse të aplikojnë përsëri për të shfaqur kërkesën e tyre dhe të dorëzojnë përsëri dokumentacione.
Në lidhje me këtë vendim deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi u shpreh se është e pakuptimtë të shtyhen afatet e qiradhënies kur qeveria ka hapur tenderat dhe ka përcaktuar afatet e banesave të reja. Sipas tij, ky është një tregues i qartë i dështimit të qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.