Sociale

Shtohet numri i të shtruarve në spitale/ 3 humbje jete, 131 raste të reja dhe 47 të shëruar në 24 orë

Mjekja Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë një 78 vjeçar nga Peqini, një 80-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana.

Duke bërë thirrje për qytetarët dhr bizneset që të respektojnë masat anti-Covid, Daja shtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 persona të prekur.

"Ju informojmë se aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit,"shpjegoi mjekja.

Daja rikujtoi gjithashtu numrin 127 te Urgjencës Kombëtare, ku qytetarët mund të telefonojnë nëse dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19 dhe të telefonojnë në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2603

Durrës 564

Shkodër 380

Lezhë 301

Elbasan 297

Korçë 251

Fier 240

Vlorë 193

Kukës 150

Berat 114

Dibër 82

Gjirokastër 82


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë