Kombetarja

Shtohet kolonia e shqiptarëve në Kroaci, Abazaj shkon te Osijek

Vijon të rritet numri i futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatin kroat. Është Kristal Abazaj legjionari më i fundit shqiptar që firmos në kampionatin e Kroacisë me Osijek. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi kroat ka bërë me dije afrimin e mesfushorit sulmues nga Shqipëria. Abazaj është larguar nga gjigandët belg të Abderlehtet, ku nuk mundi dot të tregonte veten. Formula e kalimit të Abazajt te Osijeku do të jetë huazim me të drejtë blerje. Kalimi i futbollistit kuqezi është bërë në kohën, kur në këtë kampionat kanë mbetur edhe vetëm 3 ditë nga mbyllja e kësaj merkatoje dimri.

https://twitter.com/nkosijek/status/1095304100680474625

Me këtë kalim, Abazaj do i bashkohet futbollistëve të tjerë shqiptarë që aktivizohen në Kroaci. Në këtë kampionat aktualisht luajnë, Uzuni, Tahiraj, Kastrati, Iasmajili dhe të tjerë të rinj të talentuar. Sakaq edhe vetë klubi i Osijekut është i njohur për tifozët shqiptarë, pasi me herët aty është aktivizuar edhe sulmuesi tjetër kuqezi, Eros Grezda. Ky i fundit u largua nga Osijek për të veshur fanellën, e Rejnxhërs për rreth 2 milionë euro.

Kristal Abazaj në verën e shkuar u transferua te Anderlehti për shumën e 750 mijë eurove, që shkuan në llogari të Skënderbeut, që më herët e kishin blerë atë nga Luftëtari. Nga klubi korçar Abazaj do të largohej pa u aktivizuar asnjë minutë të vetme. Në bazë të formë se Abazaj do të tregojë në muajt në vazhdim do të shikohet se si do të shkojë historia e 23- vjeçarit, nëse do të rikthehet në Belgjikë, apo kroatat do e mbajnë aty edhe për vazhdimin e kampionatit.Kjo lëvizje e bujshme e Abazajt është kryer nga menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Osijekut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë