Taksa

Taksa e vdekjes nga të nxehtit

Valët e të nxehtit kanë kaluar botën në javët e fundit nga Paqësori Veriperëndimor në Europën Veriore dhe, më tragjikisht në Japoni, ku më shumë se 100 persona, kryesisht të moshuar kanë humbur jetën. Ajo çfarë thuhet zakonisht, asnjë ngjarje e vetme nuk mund të lidhet në mënyrë specifike me ndryshimet klimaterike. Sidoqoftë, ka një vrojtim shqetësues të asaj që mund të ndodhë në shekullin e ardhshëm.

Sa duhet të shqetësohet bota? Optimistët shpesh theksojnë se shumica e vendeve do të jenë më të pasura deri në fund të këtij shekulli, dhe shoqëritë janë të adaptueshme. Por një studim i ri shterues që fokusohet vetëm në dëmtimin prej nxehtësisë, arrin një përfundim të qartë: deri në vitin 2099, madje edhe me rritjen ekonomike dhe përshtatjen, 1.5 milionë njerëz do të vdesin çdo vit në botë për shkak të rritjes së temperaturave.

Për më tepër, edhe  përshtatja krijon një kosto ekonomike.Studimi llogarit që këto përpjekje të sforcuara rrisin dyfish koston e të nxehtit të shkaktuar nga ndryshimet klimaterike.

Përfundimi vjen nga një grup ekonomistësh, shkencëtarësh, modeluesish kompjuterash dhe ekspertësh të tjerë që punojnë nën drejtimin e Lab-it të Impaktit të Klimës, një institut i bazuar në Universitetin e Çikagos. Studimi i tyre - autorët kryesorë të së cilit janë Michael Greenstone i Universitetit të Çikagos, Solomon Hsiang i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, Trevor Houser i Grupit të Rodiumit dhe Robert Kopp i Universitetit Rutgers do të dalë së shpejti.

Studimi tregon se ndërsa ndryshimet klimaterike mund të shfaqin shumë pasoja nga rritja e nivelit të detit, ndryshimet e kulturave bujqësore, thatësirat, migracioni dhe potencialisht trazira civile. Nxehtësia konsiderohet si burimi kryesor i fenomeneve. Ngrohja e tepërt mund të çojë në dëmtime të trurit dhe veshkave dhe stresit kardiovaskular, sidomos për ata mbi 64 vjeç, prandaj përvoja e kohëve të fundit e Japonisë është e rëndësishme. Japonia është një shoqëri e plakur dhe pjesa tjetër e botës do të plaket vazhdimisht gjatë shekullit të ardhshëm.

Për të parashikuar dëmet nga ndryshimet klimaterike, studiuesit janë mbështetur në modele kompjuterike në shkallë të gjerë, disa prej tyre e kanë origjinën në vitet 1990. Një nga problemet e tyre është se ata mbështeten në marrëdhënie shumë të thjeshtuara që nuk mund të kapin sesi reagojnë rajone të ndryshme. Ekzistojnë qindra studime empirike, për shembull, ai i valës së nxehtësisë të Çikagos në vitin 1995 ose ai në Europën Veriore në vitin 2003, por ata nuk tregojnë se si mund të ndryshojë vdekshmëria kur shoqëritë të pasurohen dhe kështu të kenë kujdes shëndetësor më të mirë, ose të përshtaten për shembull duke punuar në mjediset jashtë sa më pak.

Qasja  Laboratorit të Impaktit të Klimës është më gjithëpërfshirëse. Duke përdorur të dhëna që mbulojnë 56% të popullsisë së botës, ajo e ndan botën në 24,000 rajone dhe më pas shqyrton sesa ndikojnë klimët dhe nivelet e të ardhurave në lidhje me vdekshmërinë nga ngrohja globale duke e trajtuar botën si mijëra rajone në vend të vetëm një. Ata po bëjnë përparime të mëdha këtu", thotë Maureen Cropper, një ekonomist mjedisor në Universitetin e Maryland, i cili nuk është i përfshirë në studim. (Ata nuk mund të parashikojnë se si klima mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat dhe popullsinë)

Nuk është e habitshme që vendet më të pasura e reflektojnë më mirë gjetjen e studimit: në Hjuston, çdo ditë të nxehtë temperatura rritet dhe shkon mesatarisht 35 gradë celsius (95 Fahrenheit), në krahasim me një ditë "normale" prej 20 gradësh, kjo rrit normën vjetore të vdekjes me 0.5 për 100,000 njerëz. Në Kajro, e cila është po aq e nxehtë si Houston, por vetëm një e dhjeta e pasur, një ditë e nxehtë është pothuajse 10 herë më vdekjeprurëse. Më të habitshme, vendet e buta duken më keq, sepse nuk përdorin ajër të kondicionuar: në Seattle, një ditë e nxehtë është shtatë herë më vdekjeprurëse se në Hjuston, sepse më pak shtëpi kanë ajër të kondicionuar dhe njerëzit shpenzojnë më shumë kohë jashtë.

Studimi përdor këto marrëdhënie për të projektuar efektet e temperaturave globale në rritje prej katër gradë Celsius deri në vitin 2099, gjë që reflekton një konsensus shkencor se sa temperatura do të rritet nëse nuk merren hapa për të ngadalësuar emetimet e karbonit. Pa përfitimet e rritjes dhe adaptimit, normat e vdekshmërisë do të rriteshin me 125 për 100,000 njerëz, ose 14 milionë vdekje shtesë.

Ndikimet janë shumë të pabarabarta. Vdekshmëria aktualisht bie në qytete të buta dhe të pasura si Oslo, sepse ata përjetojnë më pak ditë të rrezikshme nga pikpamja klimaterike dhe pasuria e tyre minimizon dëmin e ditëve të nxehta. Ajo rritet ndjeshëm në vende si Mogadishu, Somalia, të cilat, edhe pse janë karakterizuar për ditë të nxehta, nuk janë aq të pasura sa ti rezistojnë ekstremeve. Brenda SHBA-ve, vdekshmëria bie në zonat relativisht të ftohta veriore, por rritet në juglindje.

Kjo taksë shkon përtej vdekjes. Përshtatja shmang disa vdekje, por thith para dhe përpjekje që nuk mund të shkojnë drejt gjërave të tjera të tilla si kujdesi dentar dhe pushimet. Këto shpenzime duhet të përfshihen në efektet e ndryshimeve klimaterike. Rregullatorët që vlerësojnë rregullat e reja të sigurisë në mënyrë rutinore e shprehin jetën njerëzore në dollarë. Autorët e studimit bëjnë të kundërtën, duke shprehur kostot e përshtatjes në vdekje në radhët e njerëzve. Kjo ngre ndikimin neto në vdekshmërinë në 35 për 100,000, ose afërsisht 3.9 milion jetë.

Duke përdorur dollarët në vend të vdekjeve, studimi llogarit kostot e lidhura me ngrohjen e shkaktuara nga një ton shtesë të dioksidit të karbonit është 39 dollarë, shumë më i madh se vlerësimet ekzistuese prej rreth 1.50 dollarë, sipas një modeli popullor, thotë zoti Greenstone, i cili ndihmoi në vlerësimet e zhvilluara të kostos sociale të karbonit nën presidentin Barak Obama.

Ai gjithashtu sugjeron se një taksë edhe më e madhe e karbonit është e justifikuar se sa  24 $-një- ton që kongresmeni republikan Carlos Curbelo i Floridës propozoi kohët e fundit. *Përktheu nga WSJ: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë