Politike

Shtimi i infektimeve, Meta: Qeveria të shtojë buxhetin, të mobilizohen mjekë dhe infermierë!

Vendi shënoi sot një shifër rekord infeksionesh të reja me koronavirus, 139, ndërsa Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke kërkuar shtimin e masave nga institucionet dhe qeveria.

Me një shënim në facebook, Kreu i Shtetit shkruan se rritja e rasteve të reja shton “nevojën jetike” për angazhim të një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre.

Meta i bën thirrje qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, si dhe për “marrjen pa vonesa” të masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive.“Është tepër e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik, të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal.

Vetëm në këtë mënyrë dhe falë një solidariteti mbarëkombëtar do t’ia dalim për të tejkaluar me pasoja sa më të lehta këtë pandemi të rrezikshme duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të përhapjes së saj“, shkruan mes të tjerash Presidenti. Përsëris me forcë thirrjen drejtuar qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë