Politike

Shteti Bektashi / Rama jep detaje: Nuk do të ketë polici dhe dogana! Do t’i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka reaguar sërish për shtetin bektashi.

Sipas kreut të qeverisë, ky komunitet duhet të ketë një mbështetje të veçantë për shumë arsye.

Duke iu përgjigjur një komentuesi i cili shkruante se “votën time e humbe se propozove shtetin bektashi dhe do të copëtosh shtetin shqiptar”, Rama e krahasoi me Vatikanin.

“Jo mor xhan si do copëtohet shteti shqiptar kaq kollaj me një të rënë të lapsit, po kjo nuk bën vaki. Pse shteti italian i copëtuar të duket që ka jo një, por dy struktura brenda, të cilat kanë një sovranitet të caktuar aty. Ndërkohë që në rastin tonë nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet siç e mendoni ju gabimisht.  Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyre, bëhet fjalë për entitet që nuk ka dogana, taksa, polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë.”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë