Kryeministri Edi Rama e interpreton si lajm të mirë përfundimin e kontratës së kontrollit teknik të mjeteve (kolaudimi) me kompaninë SGS.
Rama e quan absurd këtë koncesion, të dhënë në vitin 2009. Kontrata mbyllet më 31 dhjetor dhe nga 1 janari ky shërbim do të shtetëzohet
“Ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR nga janari 2021”, shkruan Kryeministri.
Bashkë me shtetëzimin, Rama premton disa ndryshime.
“Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim; Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet; Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit! Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet; Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund”, thotë Rama.
Kryeministri premton përmirësim të cilësisë së shërbimit dhe përafrimin e tij me standarded e BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.