Ka ndodhur

‘Shtëpia e barit’ në Vlorë, në pranga edhe elektriçistët e faturisti

Gazeta Si - Një ditë pas zbulimit të një “shtëpie bari” në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, 3 persona të tjerë janë arrestuar, duke e çuar në 4 numrin në total të personave të arrestuar.

Ata janë elektriçistët Elmaz Elmazi 33 vjeç, Erand Malkaj 32 vjeç dhe faturisti Marsel Rrapaj 33 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa një ditë më parë u arrestua Anest Rrapaj 40 vjeç, poseduesi i lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga Rrapaj, e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike kanabis në kushte laboratorike.

Në këtë banesë, policia sekuestroi 330 bimë narkotikë kanabis të kultivuara në kova plastike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë