Ka ndodhur

‘Shtëpi bari’ në Vlorë, sekuestrohen 330 bimë narkotike në kova plastike (Video)

Gazeta Si - Një “shtëpi bari” është zbuluar këtë të mërkurë në Vlorë, ku policia ka sekuestruar 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

Në pranga ka rënë poseduesi i tyre, A.Rr., 40 vjeç, banues në lagjen "Kushtrimi", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike".

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve","Kultivimi i bimëve narkotike" dhe ”Vjedhja e energjisë elektrike".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë