Shendet

“Shtatzënia është një periudhë e frikshme”. Tre gra tregojnë se si ishte vaksinimi nga Covid-19

Një problem për mbarë botën në pandeminë e Covid-19 mbetet edhe mos vaksinimi i grave shtatzëna. Shifrat tregojnë se në këtë periudhë ato janë më të rrezikuarat për t’u shtruar në spital nga gjendja e rëndë shëndetësore që përjetojnë. Ekspertët kudo në botë janë shqetësuar për numrin e nënave të ardhshme që nuk janë imunizuar.

Tre gra flasin për mënyrën se si u ndjenë kur u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë shtatzënisë, me disa që tejkaluan edhe këshillat e mjekëve.

"Kam vendosur të bëj dozën e parë pasi lexova për numrin e grave shtatzëna në spital".

Jenny Lappin, një 35-vjeçare me profesion menaxhere marketingu, rezervoi një takim për të marrë dozën e saj të parë të hënën pasi lexoi se një në gjashtë nga pacientët më të sëmurë rëndë ishin shtatzëna dhe të pa vaksinuar.
"Fillimisht, isha skeptike se nuk doja të merrja vaksinën gjatë shtatzënisë për shkak të mungesës së informacionit. Gjithashtu isha e shqetësuar sepse udhëzimet ndryshonin dhe nuk i dija efektet afatgjata, "tha Lappin, e cila është 25 javë shtatzënë.
Gjatë një kontrolli rutinë për shtatzëninë mjeku i saj i kishte shpjeguar se duhet të merrte parasysh rreziqet e mos vaksinimit.
"Pastaj duke parë artikullin e lajmeve në lidhje me shkallën e shtrimeve në spital vendosa që të bëja vaksinën dhe mendova se rreziku i mos marrjes së një vaksine ishte më i madh se sa marrja e vaksinës,” tregon Lappin.

Jenny Lappin

Haya, një drejtoreshë kompanie 33-vjeçare në Londër, kishte marrë dozën e saj të parë para se të mbetej shtatzënë. Ajo kishte pritur të merrte dozën e saj të dytë të Pfizer, por tregon se ishte dekurajuar nga disa staf i kujdesit shëndetësor. "Edhe kur udhëzimi ndryshoi në gusht dhe kishte shumë tituj që inkurajonin gratë shtatzëna të merrnin vaksinën sa më shpejt që të ishte e mundur, mjekët e mi ishin akoma shumë skeptik për vaksinimin", tha ajo.
Haya përfundoi pa dëshirë duke pritur derisa të përfundonte tremujori i parë për t'u vaksinuar.
"Unë prita sepse dukej të ishte konsensusi i paqartë midis ekspertëve të ndryshëm të kujdesit shëndetësor por kjo më kushtoi infektimin me covid-19.Për fat të mirë, e kalova lehtë por më mirë do ta kisha anashkaluar atë,” tha Haya, e cila u infektua me koronavirus kur ishte 13 javë shtatzënë.
Haya tregon se e gjitha kjo ishte pjesë e konfuzionit nga stafi shëndetësor që ndiqej. Siç tregon ajo, sa herë që tentonte të bënte vaksinën mjekja e saj e ndalonte duke i thënë se duhet t mendonte më mirë.
"Shtatzënia është një periudhë e frikshme për sa i përket shëndetit”, shton 33-vjecarja.

Polly Gooch

Polly Gooch, një tjetër grua që pret të bëhet nënë ka treguar se është ndikuar nga rrjetet sociale për të anashkaluar dozën e dytë të vaksinës. 27-vjecarja e cila jeton në Norwich, tregon se kishte marrë dozën e saj të parë të vaksinës Moderna në fillim të shtatorit, kur ajo ishte 14 javë shtatzëne. Ajo nuk ishte e sigurt për këtë dhe nuk iu ofrua udhëzim nga stafi i kujdesit shëndetësor nëse do të duhet të merrte vaksinën. Videot në Tik-Tok nga njerëz të tjerë shtatzënë bëri që ajo të ishte e pasigurt për të marrë vaksinën e saj.
Gooch tha se komentet e videove që shikonte në TikTok ishin veçanërisht dekurajuese.
“Kam lexuar komente më poshtë disa video të shtatzënisë, me njerëz që thonë gjëra vërtet të mbrapshta si “nëse fëmija juaj vdes sepse ju merrni vaksinën, ju e meritoni atë”
E dyzuar Gooch ishte në pritje të dozës së saj të dytë dhe doktori i kishte thënë që ajo kishte bërë zgjedhjen e duhur për të bërë vaksinën.
“Unë nuk kam parë ndonjë gjë negative në lidhje me marrjen e vaksinës në shtatzëni”,shtoi e reja.
Burimi: The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë