Komunitet

Shqiptarët u bënë më të dhunshëm brenda familjes

Në vitin e pandemisë është regjistruar numri rekord i viktimave të dhunës në familje, me 1656 raste në të gjithë vendin.

Shifra është në rritje me rreth 17 për qind në krahasim me 2015-n dhe me rreth 10 për qind në krahasim me 2019-n.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania, dhuna në familje është e vetmja vepër penale që ka pësuar rritje (duke përjashtuar kategorinë “tjetër”), krahasuar me 2015.

Një indikator në rritje sa i takon numrit të të dëmtuarve dhe viktimave është Dhuna në Familje ku janë 1656 individ të viktimizuar kundrejt 1376 të një viti më parë.

Për shkak të masave shtrënguese që u zbatuan përgjatë 2020, veprat penale që kanë të bëjnë me shkeljen e Kodit Rrugor kanë pësuar ulje.

Në total, numri i personave të dëmtuar, ose viktima të një vepre penale ra në 2020 në krahasim me 2015-n. Në 2020 u numëruan rreth 17 mijë e 800 të dëmtuar e viktima të veprave penale, ndërsa në 2015-n, kjo shifër ishte rreth 21 mijë persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë