Shendet

Shqiptarët të predispozuar për sëmundje të zemrës. Covid-19 shtoi rastet tek të rinjtë

Temperaturat e larta, sëmundjet shoqëruese dhe së fundmi Covid-19, ndikojnë në shëndetin e zemrës së shqiptarëve.

Mjeku kardiolog, Taulant Gishto i pyetur nga Gazetasi.al shpjegon se grup moshat më të  rrezikuara mbeten të sëmurët kardiake me sëmundje kronike.

"Pacientet të cilet kanë një diagnozë kardio-vaskulare për të cilën marrin një mjekim të rregullt, duhet të kenë kujdes. Këto zakonisht janë grup-mosha mbi 45-vjeç për meshkujt dhe mbi 55-vjeç për femrat, por pa dyshim që ka dhe përjashtime nga rregulli", shpjegon mjeku.

Mjeku shton se këta individe duhet të jenë të kujdeshem në lidhje me mjekimin.

Mjeku kardiolog, Taulant Gishto- Gazeta "Si"- 17.07.2022.

Gishto shpjegon se diuretiket apo siç njihen shkarkuesit gjatë muajve të verës mund të japin një disbalance elektrolitike, që mund të bëhet shkak për dekompesimin e këtyre të sëmurëve.

"Ridozimi i medikamenteve me ndihmën e kardiologut,evitimi i orëve të pikut dhe hidratimi me lengje,zarvavate dhe fruta perime mbeten themelet e mirëmenaxhimit tek këta pacientë apo individë", vijon më tej Gishto.

Mjeku i tha Gazetasi.al se edhe pandemia ka pasur efektin e saj në problemet e shtuara të zemrës. Problematikat për këtë organ janë shtuar. Të dhënat e IShP vit pas viti tregojnë se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, kryesisht zemra, është shkaku kryesor i vdekjeve në vendin tonë.

Lidhur me pandeminë Gishto shpjegon se, për shkak të saj është shtuar gamen e sëmundjeve kardiovaskulare.

"Pandemia ka shtuar hospitalizimet dhe komplikacionet, ku një pjesë kanë ardhur si pasojë e drejperdrejte e Covid-19. Individë që përpara pandemisë, nuk kishin asnjë problem kardiak pas kalimit të pandemise janë bërë subjekte për hulumtime kardio-vaskulare dhe një pjesë e tyre janë kthyer në pacientë", shton Gishto.

Foto ilustruese- Të rinjtë vuajnë nga zemra pas pandemisë- Gazeta "Si"-17.07.2022.

Mjeku thekson se ky trend shihet kryesisht tek moshat e reja, ku shumë individe pas kalimit të Covid-19 janë kthyer në hipertensive, kanë bërë aritmi të ndryshme apo fatkeqesisht janë diagnostikuar me miokardit viral, duke u prezantuar tek mjeku specialist në stade të avancuara të sëmundjes.

"Apeli im dhe i gjithë kardiologeve tek të gjithë individet post-covid të cilët referojne për dobesi të theksuar trupore që persiston disa jave pas kalimit të infektimit, duhet të kontrrollohet", thotë Gishto.

Mjeku shkon se personat që kanë simptoma si; mbajtje fryme në eforte të lehta apo mesatare, palpitacione apo ndjesia e të rrahurave të kraharorit, të paraqiten sa me pare tek mjeku kurues pasi pas ketyre shenjave mund te fshihet nje diagnoze kardio-vaskulare.
Sipas tij dedektimi dhe trajtimi në kohë i së cilës do ishte i një rëndësie të veçantë për prognozën e sëmundjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë