Shendet

Studimi shqiptar: Pandemia uli shtrimet për infarkt miokardi dhe rriti rrezikun për vdekje

Ndikimi i pandemisë ishte i gjithanshëm, përfshirë dhe shëndetin e zemrës. Një studim i fundit në vendin tonë dokumentoi një reduktim të rëndësishëm të infarktit akut të miokardit me elevacion ST (STEMI) gjatë pandemisë.

Infarktit akut të miokardit me elevacion ST është pa aftësia e muskulit të zemrës për të pompuar gjakun.

Studimi është kryer nga mjekët shqiptarë; Leonard Simoni, Ilir Alimehmeti, Astrit Ceka, Ermir A. Tafaj, Mirald Gina, Aldo Panariti, Fatjon Xhafaj, Alban Dibra, Artan Goda.

Foto ilustruese e cila shpjegon infarktin e miokardit akut-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-15.07.2022.

Të dhënat e studimit të botuar në revistën mjekësore "Cureus" treguan se pacientët gjatë periudhës para pandemisë paraqitën më shumë sëmundje të enëve të gjakut. Sipas të dhënave arteries e majtë (LAD) ishte më e prekura dhe e trajtuar më shumë.

Reduktim i shtrimeve.

Sipas të dhënave të nxjerra nga studimi, si në çdo shërbim shëndetësore gjatë izolimit, ka pasur një reduktim të shtrimeve.

Më pas numri i shtrimeve në spital, procedurat invazive dhe vdekshmëria u kthye në një interval të ngjashëm me atë para pandemisë.

Studimi  është kryer duke mbledhur të dhëna për të gjitha shtrimet nga data 9 mars, (rasti i parë COVID-19) deri më 30 prill, periudha korresponduese e izolimit total të vitit 2020.

Mjekët kanë synuar që të analizonin  shtrimet për shkak të infarktit akut të miokardit me elevacion pas periudhës së izolimit.

Shtrimet me infarkt të miokardit me ngritje të segmentit ST (STEMI), angiografia koronare (CAG) dhe ndërhyrja koronare perkutane (PCI) para dhe pas pandemisë-Gazeta "Si"-15.07.2022.

Në studim kanë marrë pjesë 217 pacientë të shtruar në vitin 2019 dhe 234 pacientë gjatë periudhës 2021.

“Ne kemi dokumentuar më parë një reduktim të ndjeshëm për sindromat koronare akute dhe shtrimet në  shërbimin e infarktit akut(-28%). Gjithashtu, është vënë re një rritje e vdekshmërisë me një raport rreziku gjatë izolimit, krahasuar me periudhën para pandemisë”, thuhet në raport.  

Numri javor i pranimeve në shërbimin shëndetësor
Para-bllokimi (vija blu), gjatë bllokimit (vija e kuqe) dhe pas bllokimit/pandemi në vazhdim (vija e gjelbër).-Gazeta "Si"-15.07.2022.

Mjekët kanë identifikuar procedurat e  kontrollit kanë qenë më të shpeshta pas pandemisë krahasuar me periudhën para saj, përkatësisht për koronarangiografinë dhe ndërhyrjet koronare perkutane parësore.

Nuk u gjetën dallime midis pacientëve pas pandemisë dhe para pandemisë në karakteristikat bazë, duke përfshirë gjininë, moshën, faktorët e rrezikut kardiovaskular (hipertension arterial, dislipidemia, diabeti mellitus dhe pirja e duhanit) dhe sëmundjet shoqëruese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë