Komunitet

Shqiptarët më “qeflinjtë” e Europës për t’u martuar

Megjithëse divorcet janë në rritje, shqiptarët “falen” tek martesa. Kosova dhe Shqipëria ka më shumë martesa se çdo vend tjetër i Europës.

Gjatë vitit 2018, për çdo 1000 persona që banojnë dhe punojnë në Kosovë, ka 9.6 martesa, ndërsa në Shqipëri 8,1 të tilla.

Sipas INSTAT, në vitin 2015  gjendjet civile kanë pasur më shumë punë për të celebruar çifte në martesë që nga viti 2014 kur nisën matjet. Në 2015,  ka pasur 24,997 martesa. Një vit më vonë ky numër ka rënë duke u rritur mandej në dy vitet në vazhdim, 2017 dhe 2018.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2018 janë shënuar më shumë divorce se sa në katër vitet e fundit. Në këtë vit janë divorcuar 4846 çifte ose 21 divorce për 100 martesa.

Martesat për 1 mijë banorë në Kosovë e Shqipëri tejkalojnë çdo vend të Bashkimit Europian, (7,8 martesa/ 1000 banorë Qipro)

Në cilat qarqe martohen më shumë në Shqipëri?

Në cilat qarqe martohen më shumë në Shqipëri?

Në Shqipëri, sipas INSTAT qarku me numrin më të lartë të martesave është Lezha. Në 2018-n u lidhën 11.2 martesa për 1000 banorë. Martesat ishin më të larta se mesatarja e vendit edhe në Qarkun e Beratit, ku në 2018-n kishte 9.9 martesa për 1000 banorë, ndjekur nga Dibra me 9.4 martesa, Fieri 8.8 martesa, Elbasani me 8.5 martesa, Durrësi me 8.4.

Kurse qarku me numrin më të ulët të martesave në raport me popullsinë është Korça

Kush martohet më shumë në Europë?

Në vitin 2018, vendet e Bashkimit Europian (BE) me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Qipro (7.8 martesa për 1 000 banorë) e ndjekur nga Rumania, Lituania dhe Letonia.

Këto u pasuan nga Malta (5.8), Sllovakia (5.7) dhe Danimarka (5.6).

Nivelet më të ulëta të martesave ishin rreth 3 martesa për 1000 banorë, të cilat u raportuan në Luksemburg, Itali dhe Portugali, pasuar nga Spanja, Franca (të dhënat e vitit 2017) dhe Sllovenia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë