Ekonomi

FMN: Shqiptarët më të varfërit e Europës

Qytetarët shqiptarët vazhdojnë të jenë më të varfrit në Europë.

FMN na rendit të 102-ët nga 192 shtete gjithsej në “Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019”. Sipas FMN-së, të ardhurat për frymë të pritshme të shqiptarëve ishin 5,732 dollarë për vitin 2019.

Gjendja ndër shqiptarë paraqitet sipas të dhënave të Fondit në nivele të ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë etj.

Në Europëpër të ardhurat për frymë, lëmë pas vetëm Kosovën. Kurse qytetarët e Malit të Zi jetojnë me j 8,703 dollarë për frymë, ose 62% më shumë se shqiptarët. Mali i Zi ndiqet nga Serbia me 7,398 dollarë për frymë, Maqedonia e Veritu 6,096 dollarë e mandej Bosnja.

Të dhënat krahasuese të FMN-së raportojnë se edhe 10 vite të shkuara, Shqipëria renditej në të njëjtin pozicion të 102, që tregon se rritja ekonomike e vendit nuk ka arritur të prodhojë mirëqënie për qytetarët e vetë dhe nuk ka arritur të jetë më e lartë se e fqinjëve.

Sipas Fondit, qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian jetojnë sot me të ardhura mesatare për frymë në vit prej 35.8 mijë dollarë, ose gati 7 herë më të larta sesa të shqiptarëve.

Listën botërore e kryeson Luksemburgu (113 mijë dollarë), kryesisht për shkak të pasurisë së të huajve, e ndjekur nga Zvicra (83,717 $), Macao SAR (81,152 $), Norvegjia (77,975 $), Irlanda (77,771 $), Katari (69,688 $), Islanda (67,037 $), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (65,112 $), Singapori (63,987 $).

Në raportet më të fundit mbi projeksionet ekonomine në Ballkanin Perëndimor, të gjitha institucionet ndërkombëtare financiare e ulën parashikimin për rritje të ekonomisë së vendit duke u shprehur optimiste për rritjen e ritmeve të rritjes në 2020 e 2021.
FMN parashikon që ekonomia e vendit të zgjerohet mesatarisht me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në prill.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që Shqipëria të rritet me 2.8 % këtë vit, duke e rishikuar me ulje prej 1.1 pikë përqindje në krahasim me raportin e muajit maj. Banka Botërore e pret zgjerimin e ekonomisë në 2.9% për këtë vit.
Varfëria ndër shqiptarë është shprehur nga vetë qytetarët në sondazhet e Barometrit të Ballkanit dhe ato të Këshillit të Europës, ku shqiptarët ndjehen të pasigurt për të nesërmen, kanë frikë nga papunësia dhe po ashtu kanë më pak lekë nga xhepat e tyre.
Gati 70% të të ardhurave shqipatrët i shpenzojnë për të ngrënë.

 

Më Shumë