Treg

Shqiptarët indiferentë ndaj sigurimit të pronës

Megjithë pasojat që lanë tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit si në viktima, ashtu edhe në ndërtesa, të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për 11 mujorin e vitit që lamë pas, tregojnë se shqiptarët nuk janë nxitur për të siguruar pronat e tyre.

Në zërin e sigurimit vullnetar vihet re se këto prime, gjatë periudhës janar- nëntor 2019 arritën rreth 5,6 milionë lekë, 1.06% më shumë se në periudhën janar- nëntor 2018.
Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.83%.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar- nëntor 2019, patën ulje me 0.55% kundrejt periudhës janar- nëntor 2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar- nëntor 2019 siguruan mbi 2,2 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.11%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 16.98% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar- nëntor 2019, vihet re një ulje prej 28.45% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.42% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar- nëntor 2018.

AMF konfirmon se tregu ka vazhduar të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.76 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.41%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.13% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.87% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar- nëntor 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,5 milionë lekë, ose 11.13% më pak se në periudhën janar- nëntor 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë