Ekonomi

Shqiptarët hoqën dorë nga blerjet e mëdha dhe gjatë fundvitit. Ndërtimi dhe shërbimet, sektorët më optimistë

Nga Gazeta 'SI' - Konsumatorët shqiptarë nuk ishin të gatshëm të bënin blerje të mëdha as gjatë dhjetorit të festave. Besimi i tyre në ekonomi sipas anketës së Bankës së Shqipërisë ishte i njëjtë me atë të nëntorit.

As për tregtarët nuk raportohen ndryshime nga nëntori në dhjetor, që do të thotë se mbeten pesimistë për ekonominë. Ata presin rënie të aktivitetit, por rritje të çmimeve.

Ndërkohë, ndërtimi dhe shërbimet, si dy sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit u raportuan më optimistë.

Besimi i bizneseve ndërtuese pati rritjen më të lartë, me 9.1 pikë përqindje nga nëntori, lidhur  më rritjen e kërkesës si edhe pritshmëritë për rritje të punësimit e të punësuarve.

Bizneset e shërbimit patën një rritje me 2.6 p.p, pasi parashikojnë rritje të kërkesës, punësimit dhe çmimeve.

Besimi në industri pati një rritje të papërfillshme, me vetëm 0.5 p.p nga nëntori. Këto biznese nuk presin ndryshim në punësim e as në çmime. Parashikojnë rritje të kërkesës.

Në tërësi treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 2.2 pikë në muajin dhjetor 2023, ndikuar kjo më së shumti nga ndërtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë