Tirana dhe bregdeti shqiptar mbeten një destinacion i preferuar për shqiptarët e Kosovës, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe për të kaluar fundjavën.
Pavarësisht njoftimit të opozitës për protestën e 26 majit, shqiptarët e Kosovës “nuk janë tutur” sic shprehen ata vetë, por fluksi i tyre për të hyrë në Shqipëri përmes Doganës së Morinës është shtuar edhe këtë fundjavë.
Mësohet se radhët në Morinë ishin të gjata dhe fluksi ishte i madh deri në mesditë. Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa vonesat e punimeve në doganë, që fatkeqësisht po bëhen në kulmin e fluksit, janë një tjetër pengesë për qarkullimin e automjeteve dhe mallrave nga Kosova në vendin tonë dhe anasjelltas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.